Saturday, November 23, 2024

Shah – Vllaznia mes më të mirave në Kampionatin Kombëtar të Shahut për moshat

Lexo

Shahistët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Erion Temali morën pjesë në garat e Kampionatit Kombetar të të Rinjve 2020, dhe në përfundim të tyre figuren më të mirë sportive e bënë Erjon Vogli dhe Nesar Aruçi. I pari, Vogli konkuroi për llogari të kategorisë së moshës U-18, ndërsa Uruçi U-14, të cilët u renditen që të dy në vendet e treta.

Në një prononcim për VeriuSport.al, trajneri Temali u shprehë i kënaqur lidhur me përfaqësimin e shahistëve të tij. Sipas tij periudha e pandemisë nuk ka qënë shumë e favorshme për të zhvilluar përgatitjet në sallen e tyre stervitore, gjë që në të shumten e rasteve i është dashur që një gjë të tillë ta zhvillojnë online, madje edhe garat kombëtare u zhvilluan nën masa të rrepta sigurie.

Në vijim ai vlerësoi paraqitjen e dy shahistëve të tij, në veçanti Erjon Voglin, i cili vinte në këtë aktivitet pas titullit kampion arritur në garat kombëtare online. Konkurentet e kategorisë U-18 ishin më të mirët e krejt aktivitetit, ndaj edhe ballafaqimet mes njëri tjetrit të treshes, Erjon Vogli-Klean Shuqja-Kidas Meleqi u vlerësuan nga organizatorët si më të bukurat e krejt aktivitetit.

Vlerësimi trajneri Temali përcolli edhe për Nesar Aruçin në kategorinë  U-14 edhe ky mes tre më mirëve të grupmoshës së tij. Për t’u theksuar është se krahas Nesar Aruçi, pjesë e formacionit të Vllaznisë ishte edhe i vëllai i tij, Ersini që konkuroi në kategorinë U-12 dhe që në përundim u rendit në vendin e katërt.

Për trajnerin Temali që krahas ushtrimit të detyrës së trajnerit luan edhe vete në formacionin e ekipit të parë të të rriturve të Vllaznisë puna intensive me skuadren vazhdon pasi në fundin e muajit tetor është planifikuar konkurimi në Kampionatin Individual ku shahistët shkodranë kanë pretendimet e tyre.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img