Sunday, October 13, 2024

SK Vllaznia, “Mirënjohje” për Rajmond Rashen, 54 vjet sportist-trajner basketbolli

Lexo

Ish basketbollisti dhe trajneri i basketbollit shkodran, Rajmond Rasha, një figurë e njohur sportive që i shërbeu në 54 vite Vllaznisë është nderuar nga klubi kuqeblu me Çertifikaten “Mirënjohje”. Titulli në fjalë është dorëzuar në një ceremoni simbolike organizuar në mjediset e pallatit të sportit  “Qazim Dervishi”, aty ku professor Mondi kaloi vitet më të shumta të karrieres sportive si trajner i Vllaznisë në basketboll duke nisur nga para të rinjtë, të rejat dhe të rriturat.

”Stafi, trajnerët dhe sportistët e Sport Klub Vllaznia të janë mirënjohës për punën dhe kontributin tuaj të dhënë për 44 vite në rritjen e cilësisë dhe përgatitjen e basketbollisteve shkodranë. Ke qënë, je dhe do të jeshë një model i veçantë për tu marrë shembull nga të gjithë brezat! Me mirënjohje dhe shumë respekt!”, citohet në motivacionin që shoqëron dekorimin në fjalë, të cilin e dorëzoi përgjegjësi i pallatit të sportit Myrto Tevija në praninë e drejtorit të SK Vllaznisë Mark Kroqi  dhe inspektorit të lojrave me dorë, Astrit Zaganjori.

Duke folur për figuren sportive të Rajmond Rashes, drejtori i Sport Klub Vllaznisë, Mark Kroqi tha se karriera e gjatë sportive prej 54 vitesh e Rashes meriton respekt. Bazuar në sakrificat dhe kontributin e dhënë në gjithë këto vite, Kroqi tha se Sport Klub Vllaznia në unanimet të plotë me këshillin e trajnerëve kuqeblu e ka nderuar Rashen me çertifikatë “Mirënjohje”. Një titull ky që e ka emocionuar jo pak professor Rashen, pasi sipas tij kishte kohë që e priste. “Mbas 54 vitesh sport, më në fund arrij që nëpërmjet klubit Vllaznia të marrë një Mirënjohje në qytetin tim, në klubin tim, në pallatin tim, ose tonin. Rruga nuk ka qënë krejt e thjeshtë. Ka pasur ato uljet dhe ngritjet e veta, ku me sacrifice, ku me këmbëngulje kemi arritë me ia dalë me një farë pune modeste. Një punë që në mënyrë të atillë, gjithmonë mbas viteve 2000 ekipi i vajzave të basketbollit ishte i pari ekip mbas ngjarjeve të të vitit 1997, ku nëpërmjet këtij vertetojshim që në Shkodër ka qetësi.”, tha ndër të tjera Rasha menjëherë pas marrjes në dorëzim të titullit në fjalë.

Gaspër MARKU

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img