Boks-Turneu Ndërkombëtar i boksit Grand Prix Zagreb, dështojnë kuqezitë

Lexo

Vora vazhdon projektin dhe konfirmon bashkëpunimin me Mërgjyshin edhe një sezon në krye të skuadrës

Edhe një tjetër trajner është konfirmuar për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Artan Mërgjyshi i cili do të...

Zgjodhi Inter Miamin para katalanasve, Messi rrëfen: Ja pse nuk u ktheva te Barcelona

Lionel Messi i ka thënë lamtumirë PSG-së dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën sportive në ligën amerikane të futbollit,...

Finalja e Kupës së Shqipërisë U17 Tirana-Vllaznia, live në RTSH Sport

Tirana dhe Vllaznia  U-17 vjeç do të ndeshen sot për trofeun e dytë sezonal, Kupën e Shqipërisë. Sfida nis në...

Tre boksierë të Kombëtares shqiptare të boksit, dy shkodranët Xhoi Eliazi dhe Arjon Kajoshi, si dhe durrsaku Gelian Rojku konkuruan në Turneun Ndërkombëtar të boksit Grand Prix Zagreb, aktivitet i cili vinte pas një periudhe të gjatë ndërprerje për shkak të pandemisë. Boksierët kuqezi shoqëroheshin në këtë aktivitet nga trajneri i kombëtares, shkodrani Zef Gjoni, i cili më herët kishte zhvilluar një mini-fazë përgatitore speciale gjatë grumbullimit të realizuar në qytetin e Shkodrës. Edhe pse niveli i boksierëve kuqezi konsiderohet i cilësisë së lartë, në ringun e Zagrebit ato nuk arriten të marrin asnjë fitore. Sipas informacionit që VeriuSport mori nga trajneri Gjoni, në një farë mënyre shkak për mungesen e rezultateve pozitive në këtë turne u bë edhe shorti, i cili që në turin e parë i ballafaqoi boksierët kuqezi me kundërshtarë shumë të fortë deri edhe kampion bote.

Goglat me siglen e 14 shteteve pjesëmarrëse fiksuan në short që shkodrani Arjon Kajoshi të boksonte me boksierin Rus, kampion bote në sezonin  e kaluar, ndërsa përballë shkodranit tjetër Xhoi Eliazi ishte një boksier tjetër po aq potent nga Franca. Edhe për durrsakun Gelian Rojku shorti i vuri përballë një boksier francez mjaft të përgatitur. Sipas informacionit, që të tre boksierët tanë kanë bërë më të mirën e tyre në rin, sidomos për t’u veçuar është boksimi shumë cilësor i Xhoi Eliazit, por sidoqoftë kjo nuk ka mjaftuar për të kaluar turin e parë. Me humbjet e tyre ato janë eleminuar duke mos patur mundësinë të vazhdojnë më tej.

Në këtë turne ndërkombëtar konkuruan edhe dy boksierë të kombëtares kosovare, Donjet Sadiku në peshen deri në 60 kg dhe Besart Pireva pesha deri në 81 kg, të cilët shoqëroheshin nga trajneri Besim Brahimi. Megjithë rivalitetin e madh përballë kundërshtarëve të tyre në ring, edhe ato i humbën ndeshjet e tyre duke mos arritur të kualifikohen më tej në turin e dytë.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -