“I drejti nuk mposhtet kurre! I pafajshem!
Fale nje beteje te gjate ligjore me AIU, Sport Resolution ( ose Gjykata Sportive Boterore ) me seli ne Londer, ka shpallur PA-FAJESINE time kundrejt aludimeve per mashtrim ndaj nje gare ku isha pjesemarres.
Isha i bindur qe gjyqtaret e huaj do te vleresonin te verteten dhe do kuptonin qe cdo gje qe ishte hetuar ishte e gabuar dhe pa fakte ndaj meje, andaj jam tejet i lumtur, dhe me ane te ketij postimi ju komunikoj edhe rikthimin tim ne piste.
Faleminderime e mirenjohje per ata qe besuan tek une qe ne fillim, per punen e perkryer te avokateve mbrojtes z. Ermir Beta dhe znj. Romina Zano, perkthyeses zyrtare znj. Etleva Pushi, si dhe familjes sime qe duroj e perjetoj nje stres te panevojshem.”, shkruan kampionioni dhe rekordmeni i atletikes shqiptare, Izmir Smajlaj.