Dopieta e shkodranit Ardit Nikaj i jep fitoren Elbasanit ndaj Egnatias. Superiore, java e katërt

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani-Egnatia 2-1

Shënues: Ardit Nikaj 41′,45+2’/Montenegro 44′

Kartonë të verdhë:Mazari 39′,Nikaj 45+2′,Lila 53′,Epitaux 55′,Lulaj 88’/Gruda 34′,Ajeti 88′,Sota 90+2′

Elbasani:Aleksovski,Lulaj,Epitaux,K.Kasa(Antovski 84’),Lila,Abas(Niang 85’),Mazari(Deliu 66’),Boriçi(A.Kasa 75’),Tresa,Diallo(Hebaj 75’),Nikaj Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Egnatia:Dajsinani,Sota,Bitri,Ndreca(Jago 57’),Smajli,Ajeti,Aleksi(Diabate 57’),Duka(Kryeziu 46’),Lukili,Albanese, Gruda(Adjessa 70’) Trajner:Nevil Dede

Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Ridiger Çokaj(Lezhë),Marjus Qose(Lushnje),Gerard Çokaj(Lezhë) Var:Albert Doda(Tiranë) Avar:Daniel Vrapi(Tiranë) Delegat:Besnik Çela(Tiranë) Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)

Elbasani ka siguruar fitoren e parë të këtij edicioni në Abisnet Superiore, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Egnatian kampionen në fuqi në një nga sfidat më interesante të javës së katërt.

Takimi ishte i luftuar që nga minutat e para me të dyja skuadrat që kërkuan të mernin kontrollin e lojës.

Elbasani u shfaq më këmbëngulës në fundin e pjesës së parë dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 41-të me shkodranin Ardit Nikaj.

Avantazhi i vendasve zgjati shumë pak pasi vetëm tre minuta më vonë Montenegro riktheu baraspeshën për Egnatian duke realizuar golin e 1-1.

Megjithatë emocionet nuk kishin përfunduar pasi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë Nikaj u shfaq sërish vendimtar duke shënuar golin e tij të dytë personal dhe duke e dërguar Elbasanin në dhomat e zhveshjes në avantazhin 2-1.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar dhe më e tensionuar teksa Egnatia u përpoq të reagoj dhe të gjejë golin e barazimit, ndërsa Elbasani kërkoi të administronte avantazhin dhe të godiste në momentet e duhura.

Ndeshja pati edhe disa momente të diskutueshme me të dyja skuadrat që pretenduan për penallti por rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare.

Në fund ishte Elbasani që iu gëzua tre pikëve të para të sezonit duke mar një fitore me peshë ndaj kampionëve në fuqi dhe duke i dhënë fund serisë së rezultateve negative.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img