Monday, November 25, 2024

Apeli lë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës për përjashtimit të Tërbunit nga kategoria e pare. Klubi pukjan njofton dërgimin e ankimimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv-Lozanë Zvicër

Lexo

Vendimi i apelit ka lënë në fuqi vendimin e komisionit të disiplinës që ekipi jonë të përjashtohet nga kategoria e parë dhe rrëzimin në kategorinë e dytë. Klubi jonë pasi u njoh me këtë vendim absurd do ta ankimojë përsëri vendimin si të pabazuar në fakte dhe do ta dërgojë çështjen deri në gjykaten më të lartë sportive CAS, që ndodhet në Lozanë të Zvicres.

Me vendimin nr.31, datë 05.04.2023 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë ndaj FK Tërbuni masat disiplinore si më poshtë vijon:

FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

Më datë 18.04.2023 Nr.782/1 prot. FK Tërbuni, ka paraqitur ankim me objekt:

Kundërshtimin i Vendimit Nr.31 Datë 05.04.2023 të KDS lidhur me sanksionet e vendosura ndaj FK Tërbuni.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive,

VENDOSI:

Lënien në fuqi të Vendimit Nr. 31, pika 1, datë 05.04.2023 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Në klubin pukjan nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim, dhe ashtu siç e kanë deklaruar pa u dhënë vendimi, KF Tërbuni do ta dërgojë këtë çeshtje deri në gjykatat më të larta sportive jashtë vendit siç është CAS në Lozanë të Zvicres.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img