Monday, November 25, 2024

(Video) Çiklizëm-Kupa “Agim Tafili”. Olsi Veliaj i Tiranës pë Elitë dhe Flavio Venomi i Vllaznisë pë Junior, fitues i etapës së parë, Tiranë-Shkodër

Lexo

Është zhvilluar sot etapa e parë e Kupës “Agim Tafili”, një aktivitet ky që rikthehet pas një pauze katër vjeçare falë mbështetjes së Bashkisë Shkodër, e cila në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit bëri të mundur organizimin e këtij aktiviteti në nderim të figurës së madhe të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, Agim Tafili.

Sipas programit të aktivitetit, etapa e parë e Kupës “Agim Tafili” e vlefshme për kategorinë U23 dhe Elitë Junior ka nisur pasditen e sotme në orën  16:00, me itenerar, Fushë Krujë(Europa Parku)-Rruga e Velipojës-Torrovicë-Rranxë-Balldre-Torrovicë-Shkodër me distancë 122.6 kilometër.

Sipas Presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skender Anxhaku, gara e sotme përgjithësisht ka qënë e shoqëruar me një cilësi të mirë, ku çiklistët kanë udhëtuar në grup me përjashtime të ndryshme në shkëputjen e disa çiklistëve në pjesën e 30 kilometrave të fundit.

E veçata e etapës së parë të Kupës “Agim Tafili” është që për herë të parë është futur në program edhe pedalimi në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, ku falë cilësisë së mirë të rrugës, çiklistët kanë dhënë më të mirën e tyre.

Momenti më i emocionues ka qënë finishi, ku ashtu siç ndodhë zakonisht në qytetin e Shkodrës, pjesa e hyrjes që nga Kalaja Rozafa dhe deri në finishin zyrtar të lagjes Parrucë, të dy anët e rrugës kanë qënë të mbushur me tifoz shkodran, të cilët nuk kanë ngruar të duartrokasin mbërritjen e çilklistëve garues.

I pari ka kaluar vijën e finishit çiklisti i Tiranës, Olsi Veliaj i kategorisë Elitë me kohën 3 orë, 22 minuta dhe 14 sekonda. Në vend të dytë, Brikel Barçi i Studentit i kategorisë U-23 me kohën 3 orë, 24 minuta dhe 30 sekonda. Në vend të tretë Tefik Salahi i Tiranës i kategorisë U-23 me kohën 3 orë, 25 minuta.

Për kategorinë Junior, vendin e parë e ka merituar çiklisti i Vllaznisë Flavio Venomi i Vllaznisë me kohën 3 orë, 24 minuta dhe 30 sekonda. Në vend të dytë, një tjetër çiklist i Vllaznisë, Angelio Sula me kohën 3 orë dhe 25 minuta, ndërsa në vendin e tretë është renditur çiklisti i Tiranës Geraldo Boshku i Tiranës me kohën 3 orë, 30 minuta dhe 24 sekonda.

Kupa “Agim Tafili” në çiklizëm vijon ditën e shtunë me etapën e dytë dhe të fundit të këtij eventi, e cila do të nisë në orën 09:00 me pedalimin e itenerarit, Shkodër- Balldre-Fishtë-Hajmel-Vau i Dejes-Gomsiqe-me finish në Shkodër, 108 kilometar e gjatë.

Sipas informacionit marrë nga Drejtori i Sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani, pas mbylljes së etapës së dytë, e cila parashikohet të jetë rreth orës 13:00 të së shtunës, në sheshin përpara godinës së Bashkisë Shkodër do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e të dy etapave. I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia, i cili ka planifikuar shpërndarjen e çertifikatave “Mirënjohje” për disa nga figurat që kanë kontribuar në sportin e çiklizmit.

(Video) Çiklizëm-Pamje nga etapa e parë e Kupës “Agim Tafili”, Tiranë-Shkodër 122. 6 km-fitues Olsi Veliaj-5 maj 2023.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img