Elbasani dhe Vora ndajnë pikët, Karrica i përgjigjet Mazarit
Elbasani-Vora 1-1(Shënues: Atdhe Mazari 22’/Bernard Karriza 45+3’)
Elbasani dhe Vora kan ndarë pikët në përballjen e vlefshme për javën e gjashtë të “Abisnet Superiore” duke e mbyllur takimin në barazim 1-1.
Të dy golat u realizuan në pjesën e parë ndërsa përpjekjet pas pushimit nuk sollën ndryshim të rezultatit.
Verdheblutë kaluan në avantazh në minutën e 22-të falë golit të Mazarit.
Megjithatë Elbasani nuk arriti ta ruante epërsinë deri në pushim pasi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë Karrica gjeti rrugën e rrjetës për Vorën duke rikthyer baraspeshën në një moment të rëndësishëm të sfidës.
Në fraksionin e dytë të dyja skuadrat kërkuan golin që do tu siguronte tre pikët por pavarësisht këmbënguljes asnjëra nuk arriti të shënonte sërish dhe vërshëllima përfundimtare i gjeti në shifrat 1-1.
Me këtë barazim Elbasani shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe zë përkohësisht vendin e katërt.
Vora nga ana tjetër mer një pikë në transfertë dhe arrin në pesë pikë duke mbajtur vendin e shtatë në klasifikim.
Fatos LAMAJ


