Teuta mposht Skënderbeun dhe forcon kreun, Kallaku e Pedro vendosin në “Niko Dovana”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta-Skënderbeu 2-0(Shënues: Sherif Kallaku 16’, Alves Pedro 32’)

Teuta:Bernardoni,Zhongo,Jazxhi(Kukleci 90’),Macolli,Pedro(Antoni 63’),Kallaku(Bajrami 84’),Boçi,Mala(Pergjoni 84’),Fangaj,Arifi,Toli Trajner:Edlir Tetova

Skënderbeu:Alia,Lagonidis(Zenullari 46’),Nasr(Braga 46’),Diallo(Lleshi 46’),Bismark,Vangjeli(Velickovski 77’),Janaqi,Drame,Grazhdani(Shaqe 46’),Musa,Amadu Trajner:Julian Ahmataj

Gjyqtarë:Enea Jorgji(Elbasan),Denis Rexha(Tiranë),Ridiger Çokaj(Lezhë),Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Olsid Ferataj(Patos) Avar:Egli Menkshi(Tiranë) Delegat:Engli Kokona(Tiranë) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)

Teuta ka mar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0 në stadiumin “Niko Dovana” në përballjen e vlefshme për javën e gjashtë të “Abisnet Superiore”.

Durrsakët e vendosën fatin e takimit që në pjesën e parë teksa Kallaku zhbllokoi shifrat nga pika e penalltisë në minutën e 16-të ndërsa Pedro dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të duke i dhënë vendasve qetësi përpara pushimit.

Në pjesën e dytë Skënderbeu pati mundësinë të rihapte sfidën pasi në minutën e 60-të korçarët fituan një penallti por Bismark nuk arriti ta shndërronte në gol.

Pas kthimit të topit në zonë Zenullari e dërgoi në rrjetë por goli u anulua nga arbitri Jorgji për pozicion jashtë loje.

Teuta mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 74-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Boçit.

Megjithatë vendasit e administruan epërsinë deri në vërshëllimën përfundimtare duke ruajtur portën të paprekur dhe duke siguruar tri pikët.

Me këtë sukses Teuta ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe mban kreun e renditjes përkohësisht katër pikë përpara Egnatias dhe Dinamos.

Në krahun tjetër Skënderbeu mbetet në vendin e parafundit me vetëm tri pikë duke e bërë edhe më të nevojshëm reagimin në javët në vijim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img