Tuesday, November 26, 2024

Sedloski: “Nuk ishte e lehtë psikologjikisht, t’i luajmë me kujdes për 3 pikët e radhës”

Lexo

Vllaznia ka mposhtur Teutën me rezulatin 1-0 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Trajneri i Vllaznisë, Goce Sedloski, është shprehur pas fitores 1-0 kundër Teutës:

“Si fillim dua të falënderoj lojtarët e mi për 3 pikët e fituara. Nuk ishte e lehtë. Pas gjithë atyre gjërave që kanë ndodhur, kemi qenë kundër, edhe psikologjikisht. E kemi ditur se sa janë të vlefshme këto 3 pikë dhe kemi arritur t’i fitojmë.

Mendoj se e kemi merituar ndeshjen dhe këto 3 pikë. E mira do të ishte që ndeshjen ta kishim mbyllur me 2-0. E përsëris që më të rëndësishmet kanë qenë 3 pikë. Por, ia kanë dalë. Do të ecim hap pas hapi dhe do t’i luajmë me kujdes për 3 pikët e radhës.

Europa? E them që ka edhe 3 ndeshje për t’u luajtur. E kam thënë edhe më lart. Më të rëndësishmet për ne ishin 3 pikët. Që shumë lojtarë janë të dëmtuar dhe kanë munguar në ndeshje. Kemi kërkuar të gjejmë zgjidhje për këto ndeshje që kemi pasur pas vetes. Dhe sot të gjithë djemtë që kanë luajtur në fushë, kanë dhënë maksimumin”, tha ai për Oversport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img