Thursday, November 28, 2024

Sedloski: “Gjithçka mbetet e hapur besoj se do ia dalim. Përgjegjësitë janë edhe te miat”

Lexo

Vllaznia ka humbur në transfertë me Partizanin me rezultatin 2-1. Trajner i kuqebluve, Goce Sedloski, ka folur pas humbjes për Oversport:

“Na vjen keq që nuk arritëm të merrnim pikë në Tiranë. Kemi luajtur kundër një ekipi që lufton për titull. Nuk jam i kënaqur me mesin e pjesës së parë. 15 minutat e para kemi pasur 2-3 shanse 100 përqind gol, por nuk i kemi shënuar. Por pas kësaj lojtarët kundërshtarë kanë shënuar 2 gola në 15 minuta. Në pjesën e dytë kryem zëvendësime që dhanë rezultat. Normalisht në pjesën e dytë kemi pasur 2-3 shanse që duheshin shfrytëzuar. Është me të vërtetë për të ardhur keq. Tani nuk kemi çfarë themi tjetër. Gjithçka mbetet e hapur. Kemi ndeshjen tjetër për 4 ditë.

Gabimi? Përgjegjësitë janë të miat. Jam në klub për rreth 1 muaj. Kam ardhur për të bërë mirë. Akoma jemi në lojë. Besoj se do t’ia dalim”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img