Thursday, May 2, 2024

Tirana i afrohet titullit kampion, mposht Laçin në transfertë

Lexo

LAÇI 1- 3 TIRANA (89′ Guindo/ 17′ Hasani, 65′, 72′ Hila)

Tirana triumfon në Laç me shifrat 3-1 dhe merr një fitore me që e afron akoma më shumë me titullin kampion. Florent Hasani ishte i pari që shënoi një super gol nga distanca në minutën e 17′. Kurbanisit provuan në të gjitha mënyrat për të barazuar por pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol.

Në pjesën e dytë, ishte Ardit Hila i cili dyfishoi shifrat në minutën e 65′. Mesfushori shënoi dopietë pas asistit të Abazajt  në minutën e 73’, i cili vulosi fitoren e Tiranës. Në minutën e 90′ vendasit ngushtuan diferencën me anë të Guindos, por nuk do të mjaftonte për të ndryshuar fatin e sfidës.

Me këtë fitore bardheblutë mbeten kampionët në fuqi me vendin e parë, 2 pikë larg Partizanit teksa kanë mbetur edhe 2 javë për t’u luajtur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img