Friday, November 29, 2024

(Intervista) Trajnerët Tetova dhe Deliallisi flasin pas ndeshjes Egnatia 3-2 Erzeni

Lexo

Egnatia mori një fitore të rëndësishme ndaj Erzenit me shifrat 3-1 dhe arriti për herë të parë në Kupat e Europës. Pas ndeshjes, Edlir Tetova u shpreh i lumtur për këtë arritje:

Fitorja dhe Europa? Është një histori kjo që ndodh në Rrogozhinë. Një gëzim shumë i madh personal pasi kam një grup që e kam ndërtuar vetë. Jam shumë i kënaqur. Në stadium ka shumë festë. Ju falënderoj për fjalët e mira që më thoni,” tha ai për “Oversport”.

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli pas humbjes me Egnatian:

“Kualiteti i Egnatias dihej. Ne punuam për goditjet standarte. Më vjen keq se si u pësuam golat. Më shumë raste kishim ne se ata. Në 2 goditje këndi, pësuam 2 gola. E kam thënë dhe më parë. Ne do të japim maksimumin. Ekipi krijoi raste flagrante. Ne do të shkojmë në Kukës për ta fituar. Skuadra që do të shpëtojë nga kategoria është Erzeni. Jam i bindur 100 përqind që ekipi do të shpëtojë nga rënia.

Humbja? Skuadra po krijonte kur ishim 2-1. Lojtari, Musta ka qenë një nga një me futbollistin tonë. Por, pësojmë. Kemi punuar shumë nga ky aspekt. Por e thashë që Erzeni do të shpëtojë. Ky grup do të shpëtojë. Ky grup e ka sjellë këtu. Do të bëjë krenarë të gjithë qytetin e Shijakut. Për këtë kam besim absolut.

Skema? Unë mendova që të luanim me katër sepse doja më shumë gjërësi nga krahët. Egnatia luan nga krahët dhe lëvizjet prerëse në krahun e kundërt. Mendova që të kemi më shumë komunikim dhe të kisha futbollistë shqiptarë për të marrë komandat më shpejt. Ekipi reagoi dhe krijoi raste të pastra”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img