Friday, March 29, 2024

Presidenti Demrozi: “Arritëm objektivin tonë për Europë, shpresojmë të ngrejmë Kupën e Shqipërisë”

Lexo

Egnatia arriti të siguronte Europën pas fitores ndaj Erzenit. Presidenti Agim Demrozi u shpreh shumë i lumtur për objektivat e skuadrës së tij për të ardhmen, ndërkohë që kërkon edhe Kupën:

“Ne arritëm objektivin tonë për Kupat e Europës. Duhet të ecim përpara. Tani shpresojmë të ngrejmë Kupën e Shqipërisë.

Titulli kampion? Këtë vit kemi punuar shumë dhe kemi arritur objektivin. Falënderoj stafin dhe lojtarët. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Falënderoj trajnerin Duro për periudhën që ishte me ne. Ecim përpara. Për vitin tjetër, do të shohim. Jemi shpejt.

Lojtarët cilësorë? Do të sjellim lojtarë të mirë. Nuk e lëviz ekipin që kemi. Jemi në tratativa me 2-3 futbollistë. Në sezonin e ardhshëm do të tentojmë të jemi kampionë, pse jo.

Akademi për Egnatian? Kemi në plan për të bërë edhe 2 fusha të tjera. Do të krijojmë një kompleks sportiv. Objektivat tona këto janë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img