Zyrtari i FSHF-së, Alban Tafaj: “Incident që e shëmton këtë qytet dhe njollos emrin e Vllaznisë, më le shije të hidhur”

Pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Laçi, ka ndodhur një episod i pakëndshëm. Zyrtari i FSHF-së, Alban Tafaj është shprehur se i kanë thyer xhamat e makinës në parkingun e stadiumit për shkak të tensioneve në fund të sfidës Tafaj, pas këtij incidenti është shprehur për Oversport:

“Inekzistent çdo lëvizje e policisë. Nuk bënë asgjë. U drejtuam drejt parkimit privat ku ishte edhe autobusi i Laçit, gjejmë makinën e dëmtuar, xhamat e thyera të gjitha. Incident që më le shije të hidhur. Incident që e shëmton këtë qytet. Më vjen keq që më ndodhi mua, çdokush do ndihej kështu. Më vjen keq sepse njolloset emri i Vllaznisë. Punojësit ishin inekzistentë në mbrojtje tonë. E vetmja gjë që më ka indinjuar më tepër është gjesti këtu në Shkodër ku ne edhe jemi duartorkitur kur kemi fituar.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu