Thursday, April 25, 2024

Shensoi: “Avantazhi psikologjike ishte në anën tonë, edhe me Vllazninë do të luajmë fort”

Lexo

Bylisi barazoi 2-2 me Tiranën në “Egnatia Arena” në ndeshjen e vlefshme të javës së 35-të të Abissnet Superiore. Trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi theksoi për “Oversport”:

Barazimi? Unë shikoj çfarë bëj me skuadrën dhe bëjmë llogaritë tona. Unë edhe trajneri i Partizanit jemi të jashtëm dhe kemi filozofinë tonë. Ne çdo ndeshje me Tiranën na ka shkuar mirë. Bylisi ka një filozofi të mirë dhe kjo tregon se edhe javën e kaluar meritoi fitoren edhe me 9 lojtarë. Me Kukësin treguam se ne luajmë futboll dhe meritojmë mbijetesën.

Penalltia? Rregullat janë aty, ato situata që pati faull mbrenda 16-të. Nëse ndodhte jashtë  do ishte faull. Pyetja është a do jepte arbitri faull jashtë 16-tëshes. Loja e Bylisit duhet të dalë në plan të parë dhe jo ato episode.

Penalltia po të ishte kundër do jepej?  Unë po mbroj filozifinë e lojës time se si dua të bëj skuadrën time. Në çdo ndeshje kemi vërtetuar se Bylisi luan futboll pozitiv. Tirana nëse mendon se vetëm me episodin e penalltisë kishte fitu atëherë është shumë pak. Dy herë kaloi para dhe tashmë dhe tashmë pretendojnë për këtë. Avantazhi psikologjike ishte në anën tonë dhe e dija se nga stresi ata nuk do të fitonin dot. Edhe me Vllazninë do të luajmë fort.

Vllaznia, si do e përgatisni skuadrën? Ne do e analizojmë Vllaznisë, kur erdha unë e fitova 1-0. Ne kemi marrë 4 pikë ndaj shkodranëve dhe do e përgatistim ndeshjen si për çdo ndeshje tjetër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img