Saturday, November 23, 2024

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Egnatia, do të gjykohet nga ndërkombëtari, Enea Jorgji. Sot, ora 19:00, në “Elbasan Arena”

Lexo

Tirana dhe Egnatia jane dy skuadrat finaliste te Kupes se Shqiperise te cilet do te luftojne mes tyre per te ngritur lart trofeun e ketij kompeticioni.

Perballja mes rrogozhinasve dhe bardhebluve do te luhet diten e sotme ne “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 19:00. Nje duel interesant mes dy ekipeve qe do te tentojne ta mbyllin kete sezon me trofe. Skuadra e Orges Shehit pas deshtimit ne kampionat ku per shkak te përballjeve direkte humbi titullin me Partizanin do te kerkoje te “ngushellohet” me trofeun e Kupes.

Nga krahu tjeter rrogozhinasit per here te pare ne histori kane arritur finalen e Kupes dhe Edlir Tetova do te suynoje te shkruaje emrin e tij me germa te arta ne librin e rekordeve si trajneri i pare qe do te çoje ne Rrogozhine trofeun e Kupes. Nje duel qe pritet me mjaft interes dhe do te jete i luftuar.

Nderkohe, sektori i garave ne FSHF ka percaktuar trupen gjykuese te kesaj ndeshje, ku arbiter kryesor i kesaj do te jete Enea Jorgji nga Elbasani i cili do kete ndihmesa te tij Ridiger Çokaj nga Lezha dhe Rejdi Avdo nga Tirana, ndersa arbitre e katert do te jete Emanuela Rusta po nga Elbasani.

Ne sistemin VAR do te jete nderkombetari, Juxhin Xhaja nga Tirana ndersa ne AVAR, Nertil Bregasi gjithashtu nga Tirana. Delegat i kesaj finaleje eshte caktuar Marjus Sulejmani nga Tirana dhe Vezhgues i arbitrave ish gjyqtari i njohur nder vite i kolegjiumit te Patosit Arjan Mali.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img