Tuesday, November 26, 2024

Formula 1-Verstapen, i pari edhe në Spanjë

Lexo

Provat zyrtare të vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës, gara e 7-të e botërorit të Formula 1 për vitin 2023, nuk kanë patur asnjë surprizë përsa i përket pilotëve të pozicionuar në vendet e para.  I padiskutueshëm ka qenë polepozition i arritur nga Max Verstapen me kohën një minutë, 12 sekonda dhe 272 të mijëtat. Ky është poleposition i 24 i arritur nga holandezi në karrierën e tij në F1 dhe i dyti radhazi në Montmelo. Bashkë me Verstapen, në rreshtin e parë të nisjes do të jetë Ferrari i Carlos Sainz i cili është vetëm 462 të mijëtat më i ngadaltë se holandezi.

Rreshti i dytë përbëhet nga Lando Norris me  McLaren dhe për Pierre Gasly me Alpine. Në vendin e pestë dhe të gjashtë ndodhen Leëis Hamilton dhe Lance Stroll, i cili për një herë ecën më mirë se Fernando Alonso, që pozicionohet në vendin e nëntë. Kualifikimi katastrofik për Ferrarin e Charles Leclerc, sipas të cilit ai ka patur në dispocizion një SF-23 krejtësisht të çekuilibruar në krahasim me paraqitjen e bërë në provat e lira të paradites së të shtunës. Piloti nga Monako eliminohet që në sesionin e tretë të provave zyrtare dhe të dielën në garë do të niset nga rreshti i fundit, në vendin e 19-të.

Një seancë makthi për pilotin e Ferrarit, me probleme në kontrollin e njëvendëshes së tij që në fillim. Megjithë përpjekjet e dëshpëruara të drejtuesve të skuadrës së kuqe, teksa i ndërruan edhe gomat Ferrarit të Leclercut, ai nuk ishte në gjendje të jepte kohën e duhur për të arritur kualifikimin në sesionin e dytë të provave. Së bashku me pilotin nga Monako, të eliminuar në sesionin e parë të provave zyrtare të Çmimit të madh të Spanjës, ishin edhe Bottas, Magnussen, Albon dhe Sargeant.

PROVAR ZYRTARE

Rreshti i parë

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Carlos Sainz (Ferrari)

Rreshti i dytë

  1. Lando Norris (McLaren)
  2. Pierre Gasly (Alpine)

Rreshti i tretë

  1. Lewis Hamilton (Mercedes)
  2. Lance Stroll (Aston Martin)

Rreshti i katërt

  1. Esteban Ocon (Alpine)
  2. Nico Hulkenberg (Haas)

Rreshti i pestë

  1. Fernando Alonso (Alpine)
  2. Oscar Piastri (McLaren)

Rreshti i gjashtë

  1. Sergio Perez (Red Bull)
  2. George Russell (Mercedes)

Rreshti i shtatë

  1. Zhou Guanyu (Alfa Romeo)
  2. Nyck De Vries (AlphaTauri)

Rreshti i tetë

  1. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

16.Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

Rreshti i nëntë

  1. Kevin Magnussen (Haas)
  2. Alexander Albon (Williams)

Rreshti i dhjetë

  1. Charles Leclerc (Ferrari)
  2. Logan Sargeant (Williams)

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img