Saturday, November 23, 2024

Kualifikueset e Europianit për përfaqësueset U-21. Shqipëria mëson shortin

Lexo

Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i kualifikueseve të Europianit për përfaqësueset U21. Shqipëria bën pjesë në Grupin G të këtyre kualifikuese bashkë me Kosovën, Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën.

Tre nga këto skuadra, e më konkretisht Anglinë, Kosovën dhe Andorrën kuqezinjtë i kishin rivalë edhe në eliminatoret e Kampionatit Europian 2021, që u mbyllën nëntorin e vitit të kaluar.

Ndeshjet e grupeve të Europianit për moshën U-21 do të luhen duke filluar nga muaji mars 2021 e deri në qershor të vitit 2022, ndërsa ndeshjet e fazës play-off do të luhen në shtator të vitit 2022. Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet në muajt qershor-korrik 2023.

Shorti i sotëm përcaktoi 9 grupet e fazës eliminatore të Europianit, nga të cilat 8 janë me nga 6 skuadra, ndërsa një grup ka 5 skuadra. Nëntë vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt për në fazën finale së bashku edhe me vendin e dytë më të mirë të eliminatoreve. Ndërsa 8 vendet e tjera të dyta do të përballen në play-off për të përcaktuar edhe katër skuadrat e fundit që do të sigurojnë biletën për në fazën finale të Europianit.

Pas një fushate të suksesshme në eliminatoret e Europianit të kaluar, kuqezinjtë u ngjitën këtë herë në vazon e katërt nga gjashtë në total së bashku me skuadra si Skocia, Uellsi, Hungaria, Finlanda, Irlanda e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut. Paraqitjet e fundit pozitive të skuadrës së drejtuar nga trajneri Alban Bushi e kanë ngjitur Shqipërinë në renditjen e UEFA-s.

GRUPET

Grupi A: Kroacia, Austria, Norvegjia, Finlanda, Azerbajxhani, Estonia

Grupi B: Gjermania, Polonia, Izraeli, Hungaria, Letonia, San Marino

Grupi C: Spanja, Rusia, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Lituania, Malta

Grupi D: Portugalia, Greqia, Islanda, Bjellorusia, Qiproja, Lihtenshtejni

Grupi E: Hollanda, Zvicra, Bullgaria, Uellsi, Moldavia, Gjibraltari

Grupi F: Italia, Suedia, Republika e Irlandës, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Luksemburgu

Grupi G: Anglia, Republika Çeke, Sllovenia, Shqipëria, Kosova, Andorra

Grupi H: Franca, Serbia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Ishujt Faroe, Armenia

Grupi I: Danimarka, Belgjika, Turqia, Skocia, Kazakistani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img