13 medalje ari, 7 medalje argjendi dhe 12 medalje bronzi. Ky është bilanci i arritur nga sportistët Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të Taekwondosë për fëmijë zhvilluar në qytetin e Fierit.
Në këtë mënyrë, ekipi i Vllaznisë në Taekwondo vazhdon rrugën e sukseseve duke qënë pararoja e këtij sporti në vendin tonë. Nën drejtimin e kryetrajnerit Elion Puka duke pasur në krah edhe trajnerët e tjerë të stafit teknik, Neriman Puka, Esad Malaj, Selma Uruçi, si dhe trajnerin Nikolin Perzefi së bashku me ekipin e tij cilësor, “Nini Taekëondo”, ekipi i Vllaznisë ka bërë një përfaqësim të shkëqyer në garat e Kampionatit Kombëtar për fëmijë.
Në përfundim të aktivitetit, Vllaznia ka korrur një sukses të dyfishtë. Taekwondistët shkodranë janë shpallur kampionë kombëtarë si ekip, ndërkohë që nga gjiri i Vllaznisë ka dalë edhe sportistja më e mirë e aktivitetit, e cila është Reina Spatari, e cilësuar si sportistja më e mirë teknike për femije.
Me suksesin e arritur në këtë aktivitet ekipi i Vllaznisë ka arritur të mbrojë titullin kampion, titull që e ka fituar edhe vitin e kaluar, ndërkohë që me këtë punë kaq cilësore dhe profesionale, gjasat janë që trofeu i titullit kampion të jetë i Vllaznisë edhe në kampionatet e ardhshme.
Rezultatet teknike të sportistëve shkodranë në këtë aktivitet:
Femije A
- Alim Maho -27 kg kampion
- Enriko Aramalli -29 kg kampion
- Xhozef Delija -31 kg vend i 3-të
- Erglisa Lika -31 kg kampione
- Arel Hysaj -33 kg vend i 3-të
- Brion Lekaj -33 kg vend i 3-të
- Julid Shimaj -36 kg vend i 3-të
- Oneis Vuçaj -40 kg vend i 4-të
9.Sion Marashi -40 kg vend i 3-të
- Ennes Malaj -40 kg vend i 3-të
- Sears Alija -40 kg vend i 4-të
- Rean Beci -40 kg vend i 4-të
- Bertan Çeliku -40 kg kampion
- Ema Ymeri -40 kg vend i 2-të
- Franko Suka -48 kg vend i 3-të
- Belen Mhillaj +44 kg vend i 3-të
- Reina Spartari +44 kg kampione
- Grejsi Deda +44 kg vend i 3-të
- Aldin Draga +48 kg vend i 2-të
Femije B
- Arlis Bucaj -25 kg vend i 3-të
- Noel Dibra -25 kg vend i 4-të
- Ejub Istrefi -25 kg vend i 2-të
- Klevis Mecaj -25 kg kampion
- Ednor Terbuni -25 kg vend i 4-të
- Xhoeli Vasija -27 kg kampion
- Ened Perdja -27 kg vend i 2-të
- Ajris Sula -29 kg vend i 2-të
- Elois Spatari -29 kg kampione
- Luar Hoti -29 kg vend i 2-të
- Raian Martinaj -31 kg vend i 2-të
- Omer Puka -31 kg vend i 3-të
- Xhesina Lekaj -33kg kampione
- Eron Hasandoçaj -40 kg kampion
Femije C
- Is’hak Istrefi -21kg kampion
- Saraj Alija -23 kg kampion
- Amelia Ndoj -31 kg kampione
- Rois Pylla -33 kg vend i 3-të
(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të Taekwondosë për fëmijë zhvilluar në qytetin e Fierit.)
Gaspër MARKU