Sunday, May 5, 2024

(Video)Taekwondo-Vllaznia shpallet kampione si ekip në Kampionatin Kombëtar për fëmijë. Reina Spatari meriton kupën si sportistja më e mirë teknike!

Lexo

13 medalje ari, 7 medalje argjendi dhe 12 medalje bronzi. Ky është bilanci i arritur nga sportistët Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të Taekwondosë për fëmijë zhvilluar në qytetin e Fierit.

Në këtë mënyrë, ekipi i Vllaznisë në Taekwondo vazhdon rrugën e sukseseve duke qënë pararoja e këtij sporti në vendin tonë. Nën drejtimin e kryetrajnerit Elion Puka duke pasur në krah edhe trajnerët e tjerë të stafit teknik, Neriman Puka, Esad Malaj, Selma Uruçi, si dhe trajnerin Nikolin Perzefi së bashku me ekipin e tij cilësor, “Nini Taekëondo”, ekipi i Vllaznisë ka bërë një përfaqësim të shkëqyer në garat e Kampionatit Kombëtar për fëmijë.

Në përfundim të aktivitetit, Vllaznia ka korrur një sukses të dyfishtë. Taekwondistët shkodranë janë shpallur kampionë kombëtarë si ekip, ndërkohë që nga gjiri i Vllaznisë ka dalë edhe sportistja më e mirë e aktivitetit, e cila është Reina Spatari, e cilësuar si sportistja më e mirë teknike për femije.

Me suksesin e arritur në këtë aktivitet ekipi i Vllaznisë ka arritur të mbrojë titullin kampion, titull që e ka fituar edhe vitin e kaluar, ndërkohë që me këtë punë kaq cilësore dhe profesionale, gjasat janë që trofeu i titullit kampion të jetë i Vllaznisë edhe në kampionatet e ardhshme.

Rezultatet teknike të sportistëve shkodranë në këtë aktivitet:

Femije A

  1. Alim Maho -27 kg kampion
  2. Enriko Aramalli -29 kg kampion
  3. Xhozef Delija -31 kg vend i 3-të
  4. Erglisa Lika -31 kg kampione
  5. Arel Hysaj -33 kg vend i 3-të
  6. Brion Lekaj -33 kg vend i 3-të
  7. Julid Shimaj -36 kg vend i 3-të
  8. Oneis Vuçaj -40 kg vend i 4-të

9.Sion Marashi -40 kg vend i 3-të

  1. Ennes Malaj -40 kg vend i 3-të
  2. Sears Alija -40 kg vend i 4-të
  3. Rean Beci -40 kg vend i 4-të
  4. Bertan Çeliku -40 kg kampion
  5. Ema Ymeri -40 kg vend i 2-të
  6. Franko Suka -48 kg vend i 3-të
  7. Belen Mhillaj +44 kg vend i 3-të
  8. Reina Spartari +44 kg kampione
  9. Grejsi Deda +44 kg vend i 3-të
  10. Aldin Draga +48 kg vend i 2-të

Femije B

  1. Arlis Bucaj -25 kg vend i 3-të
  2. Noel Dibra -25 kg vend i 4-të
  3. Ejub Istrefi -25 kg vend i 2-të
  4. Klevis Mecaj -25 kg kampion
  5. Ednor Terbuni -25 kg vend i 4-të
  6. Xhoeli Vasija -27 kg kampion
  7. Ened Perdja -27 kg vend i 2-të
  8. Ajris Sula -29 kg vend i 2-të
  9. Elois Spatari -29 kg kampione
  10. Luar Hoti -29 kg vend i 2-të
  11. Raian Martinaj -31 kg vend i 2-të
  12. Omer Puka -31 kg vend i 3-të
  13. Xhesina Lekaj -33kg kampione
  14. Eron Hasandoçaj -40 kg kampion

Femije C

  1. Is’hak Istrefi -21kg kampion
  2. Saraj Alija -23 kg kampion
  3. Amelia Ndoj -31 kg kampione
  4. Rois Pylla -33 kg vend i 3-të

(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të Taekwondosë për fëmijë zhvilluar në qytetin e Fierit.)

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img