Saturday, November 23, 2024

Barazim 0-0, pjesa e parë e ndeshjes Partizani-Vllaznia

Lexo

Një lojë me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat në sfidën mes Partizanit dhe Vllaznisë ka prodhuar 45 minutëshi i parë në “Elbasan Arena”. Të kuqtë që janë në pozitat e pritësit, e kanë nisur me pressing takimin duke mbajtur skuadrën kuqeblu në minutat e parë në gjysëmfushën e vetë. Por, kuqeblutë dalin shumë shpejt nga kjo situatë, madje e spostojnë lojën tërësisht në gjysëmfushën e Partizanit duke mos munguar edhe rastet për gol me protogonistë Krynin, Imerin dhe Dilaver. Momente këto tensioni për Partizanin, që zgjidhen me sukses nga portjeri Alban Hoxha. Në vijim takimi vijon të ketë ritëm të lartë dhe me lojë burrërore, gjë që i përgjigjet edhe arbitri Hamiti, i cili duket qartë që ka marrë përsipër të mos vërshëllejë për faulle të lehtë. I vetmi karton i verdhë në këtë pjesë vjen në minutën e 43-të ndaj Asanit të Partizanit, i cili më shumë nxitet nga reagimi jo i mirë ndaj arbitrit për një vërshëllimë të tij në favor të Vllaznisë. Minutat e fundit e fundit të pjesës së parë janë më të mira për Partizanin, i cili arrin të fitojë më shumë terren, por edhe me raste shënimi, sidomos me anë të shkodranit Erald Çinari. Gjithësesi, pas 60 sekondave shtesë të akorduara nga arbitri Hamiti, pjesa ë parë mbyllet me rezultatin e barabartë 0-0, rezultat pak a shumë i drejtë me atë çfar dhanë skuadrat në fushën e lojës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img