Saturday, November 23, 2024

Barazim në Partizani-Vllaznia, të fituar kuqeblutë që ruajnë kryesimin me 9 pikë diferencë ndaj të kuqve

Lexo

Partizani-Vllaznia 0:0

Partizani: Hoxha, Idrizaj(75’ Kote), Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Melo(83’ Cara), Çinari(75’ Zhunior). Trajner: Ilir Daja.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Isaevski, Imami, Imeri(66’ Kruja), Krymi, Marku, Jonuzi, Hoxhaj(90’ Viktor Da Silva), Dilaver(78’ Kalaja). Trajner: Thomas Brdaric

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti (Lezhë). Asistentë: Ridigert Çokaj, Emigers Ganxhi. Pas porte: Enea Jorgji dhe Erjon Bastari, i katërt Arbër Zallaj

Delegat: Mrjus Sulejmani(Tiranë)-Vëzhgues: Plarent Kotherja(Tiranë)

60′ Karton i kuq për Bitrin(Partizani) dhe Krymi(Vllaznia)

E diele, 31 janar 2021, ora 16.45, stadiumi “Elbasan Arena” i qytetit të Elbasanit

Vllaznia kalon edhe një provë tjetër të vështirë në rrugën e gjatë të kampionatit. Për javën e 17-të të kategorisë Superiore, skuadra kuqeblu luajti në transfertë ndaj Partizanit të vendit të dytë. Një sfidë ku Vllaznia kërkonte fitoren, por që edhe barazimi e nxjerrë të kënaqur, pasi arrin ta mbajë në fuqi diferencën prej 9 pikësh që kishte pas javës së 16-të me këtë skuadër. Për t’u theksuar është se në këtë ndeshje, sektori i gjykimit pranë FSHF-së e kishte vlerësuar në maksimum duke vendosur gjashtë arbitrave, të cilët, me përjashtime të vogla, përgjithësisht e bënë mirë detyrën e tyre.

Pjesa e parë

Fraksioni i parë i kësaj ndeshje ishte mjaft i dyluftuar ku të dyja skuadrat dhanë më të mirën e tyre në fushën e lojës duke pasur si objektiv fitoren tre pikëshe. Pas një fillimi më të mirë të Partizanit, kuqeblutë morën frenat e lojës duke krijuar më tepër volum loje, ndërkohë që patën rastet e duhura për të shënuar me anë të Krymit, Demirit dhe Dilaver. Nëse nuk arritën të shënonin, pengesa kryesore e kuqebluve ishte portjeri Hoxha që evitoi raste të rrezikshme në portën e tij. Më pas është radha e Partizanit, që në 20-të minutat e fundit është më aktivë në fushën e lojës duke kërcënuar jo pak portën e të kuqve, por edhe këtu, ashtu si tek Partizani, është portjeri Zogoviç që e mban rrjetën e portës së tij të paprekur.

Pjesa e dytë

Terreni që vazhdon të rëndohet shumë falë reshjeve të dendura të shiut që u shtuan gjatë kësaj pjese, nuk bëhet pengesë që fraksioni i dytë i ndeshjes të vijojë të ketë po atë ritëm të lartë si në pjesën e parë. Vetë pozitat në renditje, me 9 pikë pas Vllaznisë bëjnë që Partizani të intensifikojë lojën sulmuese në kërkim të golit të avantazhit. Një pjesë loje kjo më e mirë për të kuqtë, të cilët vënë disa herë në vështirësi portjerin Zogoviç, të cilit krahas ndërhyrjeve të sakta të tij i vjen në ndihmë balta e krijuar më së shumti në zone dhe që pengon topin e gjuajtur nga lojtarët e Partizanit të shkojë në rrjetë. Pjesë e këtij 45 minutëshi është dhe episodi i minutës së 60-të, kur pas një fërkimi në zonën kuqeblu në mes Bitrit(Partizani) dhe Krymit(Vllaznia), gjyqtari Hamiti i largon ga fusha me karton të kuq. Minutat e fundit të krejt takimit janë edhe më të vështira për kuqeblutë, të cilët kujdesen më shumë për ruajtjen e barazimit, objektiv të cilin e arrijnë në mënyrën më të mirë.

Vërshëllima përfundimtare e arbitrit Hamiti fikson shifrat e barabarta 0 me 0, rezultat ky që nxjerr të fituar Vllazninë, e cila me plot meritë vazhdon të kryesojë kampionatin edhe pas javës së 17-të me të njëjtën diferencë prej 9 pikësh me rivalin kryesor Partizanin, ndërkohë që pas humbjes së sotme në Laç, Teuta është në vendin e tretë me diferëncë prej 10 pikësh me Vllazninë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img