Sunday, November 24, 2024

(Video-Intervista)Miqësoret kundër Maqedonisë së Veriut U-17/ Trajneri Behari: Morëm përgjigje pozitive nga ekipi, kemi punë të madhe përpara

Lexo

Një fitore dhe një barazim, ky është bilanci i dy ndeshjeve të fundit të Shqipërisë U-17, që luajti dy miqësore shumë të rëndësishme kundër bashkëmoshatarëve maqedonas. Në dy takimet e zhvilluara në stadiumin ‘Elbasan Arena’, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari barazuan pa gola ndeshjen e parë, ndërsa fituan me rezultatin 3-1 takimin e dytë, me gola të Erigestino Pepnikaj, Tedi Malaj dhe Ergis Arifi.

Për trajnerin drejtues të ekipit kombëtar U-17, paraqitja e kuqezinjve të tij ishte mjaft pozitive, të cilët iu përgjigjën atij jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë të bukur. Në një prononcim për fshf.org, tekniku kuqezi shprehet se ka marrë përgjigje pozitive dhe të shumta nga këto dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut dhe tregon se grumbullimi 6-ditor e ka ndihmuar skuadrën në disa aspekte.

“Përgjigjet ishin pozitive dhe të shumta, përtej pritshmërive që kishim. Ajo që është shumë e rëndësishme është pjesa që ndeshja e dytë u fitua jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë dhe ndihmon në rritjen e anës psikologjike të lojtarëve dhe pjesa e formimit të grupit. Grupi është ky, përveç katër lojtarëve nga jashtë që mungonin për arsye dëmtimi. Por grupi është ky. Duke u nisur nga kjo, na mbetet të bëjmë një punë shumë të madhe me lojtarët që kemi brenda në Shqipëri dhe ndjekjen e vazhdueshme të lojtarëve që janë jashtë.

Ky grumbullim ishte pozitiv jo vetëm për evidentimin e lojtarëve, formimit të automatizmave, përgatitjes së ndeshjeve, por ajo që kishim qëllim parësor ishte pjesa e formimit të frymës së ekipit dhe kjo më la shije shumë të mirë. Gjeta gatishmëri dhe harmoni të jashtëzakonshme të çunave. Dhe kjo fryt i të kaluarës, i trajnerit dhe stafit që ka punuar me këtë ekip. Shpresoj të ecim në këtë vazhdimësi” – thotë trajneri Behari për fshf.org, ndërsa nënvizon se puna është shumë e madhe dhe se edhe gjatë verës stafi do të punojë ngushtë me lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar dhe do të bashkëpunojë ngushtë me klubet.

“Sfidat janë të mëdha, kompeticioni është i rëndësishëm. Puna është shumë e madhe. Duhet të vijojmë edhe gjatë pushimeve punën hap pas hapi, që të rrisim efiçencën e lojtarëve që luajnë në Shqipëri, duke bashkëpunuar fort me klubet dhe duke i marrë sa më shpesh në seanca stërvitore, që është edhe baza e këtij programi që ka nisur Departamenti Teknik i FSHF-së” – përfundon trajneri Ardi Behari për fshf.org.

(Video) Trajneri i Kombëtares U-17, Ardi Behari, flet për dy miqësoret e zhvilluara ndaj Kombëtares U-17 të Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img