Tomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë)
“Shiu na sjell fat, megjithatë, e bëri dhe të vështirë shprehjen e lojës, sepse u rëndua terreni. Të gjithë na ndjekin, duhet të japim maksimumin tonë për të fituar. Ishim ne më të mirët në 45 minutat e para. Pastaj lëshuam terren duke e bërë Partizanin më të fortë. Jemi në mes të sezonit. Treguam shumë përkushtim për të ardhur deri këtu, na ka ndihmuar dhe fati. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 3 muajt e ardhshëm, prandaj, duhet të vazhdojmë përpara me punë të fortë. Ekipet e kanë të vështirë të luajnë me këtë terren. Humbëm Krymin dhe duhej të dilnim në kundërsulm. Patëm një mundësi të mirë, por nuk e kthyem në avantazh. Duhet të jemi më të guximshëm dhe më të zotë në qarkullimin e topit. Të luajmë të gjithë dhe pa topin në këmbë. Sulmuesi matet me gola. Shpresoj që në momentin e parë Dilaver të zhbllokohet sa më shpejt. Do të përgatitemi për Laçin të premten. Nuk kemi shumë kohë, duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona. E rëndësishme është të shënojë skuadra. Nuk jemi të kënaqur me kartonin të kuq. Të dyja ekipet e vuajtëm. Nuk ishim të kënaqur të dyja ekipet, sepse mbetëm me 10 lojtarë. Partizani është mësuar sepse mori të kuq kundër Tiranës, do të mësojmë nga ata.”
Ilir Daja(Trajner I Partizanit)
“Kemi bërë volum loje, kemi qenë agresivë në tranzicione. Duhet të kishim bërë më mirë në 1/3 e kundërshtarit. Edhe në momentin e fundit ku të gjithë po gëzonim, topi ngeli në vijë fatale. Arbitrat e FIFA-s mund ta menaxhojnë më mirë lojën, Partizani nuk është ekip agresiv. Partizani që ka më shumë fair-play ka më shumë kartona. Do të doja ta shikoja që të dimë të sillemi me lojtarët tonë për të ndihmuar arbitrat. Mund të shkonte deri te kartoni i verdhë. Kemi parë situata më të rënduara se sa kjo. Besoj se sot me Vllazninë e fituam ndeshjen, topi ngeli në vijën fatale. Edhe në Shkodër morëm gol nga goditja standarte në të 87-tën. Deri sa jemi në vendin e dytë, kemi bërë më mirë se ekipet poshtë, pavarësisht se në ndeshjet direkte nuk kemi bërë aq mirë ndaj tij. Për deri sa sot pothuajse të gjithë pjesën e dytë e kemi mbajtur Vllazninë në gjysmëfushën e vet, shpresojmë ta rivalizojmë. Janë edhe 2 faza të tjera, janë shumë pikë në lojës. Të fitojmë ndeshjet e më pas të shikojmë çfarë mund të bëjë Vllaznia. Jemi në vend të dytë, këtë pozicion e kemi mbajtur thuajse që na fillimi.”