Java e 17-të e Superiores, vetëm Vllaznia nuk ndryshon në majë të renditjes, më poshtë ka lëvizje vendesh

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

E luajtur në dytë ditë, e shtunë dhe e diele, java e 17-të e Kategorisë Superiore regjistroi rezultate interesante të cilat ndikuan edhe në renditjen e skuadrave në tabelën e klasifikimit. Barazimi 0-0 në ndeshjen Partizani-Vllaznia që ishte çifti i fundit i kësaj jave vazhdon ta pozicionojë Vllazninë në vendin e parë me 37 pikë duke arritur të mbajnë Partizanin, rivalin kryesor që e ndjekë në vendin e dytë me 28 pikë po me 9 pikë diferencë siç ishte pas javës së 17-të.

Fitorja e Laçit ndaj Teutës 1-0 bën që laçjanët të ndërrojnë vendet me durrsakët. Që të dy ekipet kanë kuotë të barabartë pikësh, nga 27, por golaverazhi më i mirë fikson Laçin në vendin e tretë dhe Teutën në të katërtin.

Debutimi me fitore i trajnerit Mirel Josa në stolin e Kukësit që shpartalloi Skenderbeun në transfertë 0 me 4, bën që Kukësi të jetë në vendin e pestë me 26 pikë, një më shumë se sa Tirana që fitoi po në transfertë me Apoloninë 0 me 1.

Fitorja e krutanëve ndaj Bylisit 1 me 0 me golin e Dacit shënuar në minutën e 51-të i jep një frymëmarrje Kastriotit duke e pozicionuar në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërkohë që Bylis shkon në fund të renditijes me 12 pikë, po aq sa ka edhe Skenderbeu i nënti, ndërkohë që Apolonia mban vendin e tetë me 13 pikë duke formuar treshen e luftës për mbijetesë në kategorinë Superiore.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -