Vendimi më i fundit i klubit të Çelësit për të afruar sulmuesin Nikolas Xhaekson nga Vijareali duket se nuk është pritur aspak mirë nga Armando Broja. Menjëherë sapo Chelsea njoftoi blerjen e sulmuesit, Broja postoi në profiling e tij Instagram një foto me numrin 18 në shpinë, në një stadium “Stamford Bridge” të mbushur plot, me një rreth blu e me dy pikëçuditëse.
Një gjë e tillë duket se ka shkaktuar shqetësim te tifozët e Çelsit për të ardhmen e shqiptarit Broja, pasi I frikësohen ndonjë ftohje të tij me klubin dhe pse jo edhe ndonjë largimi të mundshëm.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë jashtë fushe që nga Kupa e Botës, si pasojë e një dëmtimi në gju në një miqësore me “blutë” e Londrës. Ai e mbylli sezonin me vetëm 1 gol në 19 takime. Broja është një futbollist që ka dalë nga akademia e klubit dhe arriti në ekipin e parë. Lojtari kuqezi tërhoqi vëmendje në sezonin 2021/22, ku shënoi nëntë gola në 38 ndeshje në të gjitha garat me Sauthemptonin, ku ishte i huazuar.
Interes për lojtarin e kombëtares shqiptare ka skuadra e Uest Hemit, që fitoi Konferenc Ligën në këtë sezon. Xhekson është blerja e “blutë” te londinezët pas Christopher Nkunku nga Laipcigu. Futbollisti 22 vjeçar ka firmsour një kontratë tetë vjeçare me “blutë” e Londrës. Sezonin e shkuar, Xhekson ka realizuar 12 gola në 26 sfida në La Liga. Çelsi do të paguajë 37 milionë Euro për kartonin e futbollistit në klubin spanjoll.
Megjithatë, nga sa mësohet, 21-vjeçari shqiptar nga Malësia e Madhe ka zgjedhur që të vendosë vetë për të ardhmen e tij, duke shuar të gjitha zërat e merkatos që e mbajnë atë jashtë “Stamford Bridge”. Shfaqja e tij në “Stamford Bridge”, i veshur me bluzën e Çelsit dhe ku vendos vetëm një “emoji” blu për t’i treguar të gjithëve se ai do të jetë pjesë e “Bluve” dhe sezonin e ardhshëm.