Friday, November 22, 2024

Analiza e trajnerit të futbollit, Ermir Vajushi për humbjen e Vllaznisë në Belfast ndaj Linfield

Lexo

Humbja e Vllaznisë në Belfast me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë të Conferencë League ndaj ekipit irlandezo-verior Linfield, nuk është pritur mirë në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë.

Njëri prej tyre është edhe Ermir Vajushi, tashmë i njohur jo vetëm për pasionin si tifoz i flaktë i Vllaznisë, por edhe në rolin e një trajneri të suksesshëm në fubollin gjerman ku ai jeton prej vitesh me familjen e tij.

Në komentin e tij të pasndeshjes, trajneri i futbollit të moshave, Ermir Vajushi, rendit disa pika, sipas të cilit ishin më kryesore në këtë sfidë.

“Humbje ndaj një ekipi të dobët!

Nji pjesë e lojtarëve të ardhun japin përshtypjen “amatorizmit total”.

Ishalla përmirsohen rrugës

3 gola që i kena pësu pothuajse nga një lojtar i vetëm!

E kam fjalën për qendërmbrojtësin e majtë!

Vendosje e gabume, pasim i gabum, lehtësisht i driblueshëm!

Interesant mu duk Dodev për aq pak minuta që u aktivizu.

Shënimi i golit në rastin e Balaj mund të ndryshonte komplet rrjellën e lojës, dhe tani mund të flisnim krejt ndryshe.

Nuk po du me fol për trajnerin, por nuk më pëlqej aspak mënyra se si veproi me zëvendësimet, dhe me sjelljen e skuadrës në përgjithësi!

Kundërshtari nuk asht i pakalueshëm, por duhen ndryshu shumë gjana.

Zoti i madh na ardht në ndihmë

VLLAZNI”, shkruan trajneri i futbollit në Gjermani, Ermir Vajushi, i cili njëkohësisht si një ndër mbështetësit më të flaktë të Vllaznisë në vite.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img