Novak Djokoviç do të luajë në finalen e Wimbledonit për herë të nëntë, me shtatë të fituara nga ana e tenistit serb. Ditën e dielë 36-vjeçari do të vendoset në kërkim të titullit numër tetë, që do të barazonte numrin e trofeve të fituar nga Roger Federer. Në gjysmëfinale Djokoviç mposhti Jannik Sinner në tre sete (3-0) teksa tenisti serb hasi probleme vetëm në setin e tretë.
Në momentin kur Sinner merr dy setpoint në setin e tretë, i gjithë publiku fillon të mbështesë tenistin italian, i cili prej disa kohësh gëzon simpatinë e shikuesve të Wimbledon. Por, duartrokitjet e shpeshta për Sinner acaruan Djokovic që pasi fitoi një pikë u kthye nga publiku duke bërë disa gjeste.
Në prononcimin e parë pas sfidës, Djokoviç u mundua të qetësonte publikun dhe përgëzoi Sinner për ndeshjen e duke fituar disa duartrokitje. Tani Djokoviç do të përpiqet të fitojë për herë të pestë radhazi finalen e Wimbeldon.