Për zëvendëstranjerin e Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, kualifikimi për në turin e dytë të Conferencë League nuk është i pamundur. Në prononcimin e dhënë mbrëmjen e djeshme menjëherë pas miqësores ndërkombëtare me Buduçnostin e Podgoricës luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, zëvendëstrajneri i kuqebluve, Ndriçim Shtubina, u shpreh optimist për një kualifikim të mundshëm të Vllaznisë për në turin e dytë të Conferencë League.
Edhe pse në opinionin sportiv ka pesimizëm që Vllaznia mund të arrijë të përmbys shifrat e humbjes së ndeshjes së parë 3-1, numri 2 i pankinës kuqeblu, bën të ditur se ky pesimizëm nuk është në skuadër, përkundrazi ka besim dhe optimizëm për të kaluar turin.
“ Ky pesimizmi është larg skuadrës, nuk besoj se brenda skuadrës ka pesimizëm. Ne e kemi bërë analizëm dhe i dijmë gabimet tona që kemi bërë dhe shpresojmë që t’i rregullojmë sa më shpejt, por nuk është ndeshje e lehtë, duhet vlerësim, duhet grintë për të fituar ndeshjen. Unë besoj snë kualifikim, në futboll ndodhë gjithçka, Vllaznia e ka provuar edhe më përpara që e ka kthyer këtë rezultat. Duhet me e provu, nuk duhet me u dorëzu sepse në ndeshjen e parë besoj se kemi treguar edhe gjëra të mira, pa lënë mënjanë edhe gabimet tona. Gjithësesi, duhet tentu dhe provu deri në fund sepse Vllaznia i ka mundësitë për një gjë të tillë. Unë shoh skuadrën, po stërvitet mirë, ka dëshirë të luajë futboll. Gjithësesi, duhet me e kuptu se është një skuadër e re me shumë lojtarë të ri dhe don kohën e vet.”, tha Shtunina.
Ndërkohë, sa i përket ndeshjes miqësore me Buduçnostin që u mbyll në barazim 1 me 1, ku golin për kuqeblutë e shënoi Antonio Delaj, Shtubina tha se nuk kishim prioritet rezultatin, por qëllimi ishte vëzhgimi nga afër i lojtarëve që nuk luajtën në ndeshjen e parë të transfertës ndaj Linfield Belfast, si dhe lojtarëve të tjerë të Akademisë së Futbollit Vllaznia.
Sipas tij, disa prej lojtarëve dhanë sinjale pozitive, duke i dhënë mundësi stafit të mendojë edhe për ndonjë aktivizim të mundshëm në ndeshjen e kthimit që luhet mbrëmjen e së enjtes së 20 korrikut në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
(Video) Prononcimin e plotë të zv.trajnerit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.