Pas barazimit 1-1 në “Air Albania”, bardheblutë kanë mundur Dinamo Batumin në Gjeorgji me rezultatin 1-2 duke u kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Minutat e para ishin mjaft të qeta, me të dy skuadrat që preferuan të qëndrojnë në prapavijë. Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi në minutë ne 28-të, kur bardheblutë kaluan në avantazh pas një të djathte në zonë të Regi Lushkjas.
Bardheblutë provuan të mbyllnin llogaritë që në minutën e 45-të me Hasanin, por goditja fantastike e tij gjen përgjigjen e portierit Anton Chichkan.
Vendasit nga Gjeorgjia zgjohen në pjesën e dytë dhe i shkojnë shumë afër barazimit, vetëm shtylla ndali Zaria-n (65’). Georgiy Tsitaishvili vendosi në provë portierin Selmani, me këtë të fundit që tregoi reflekset e tij.