Nuk na kishte ndodhur shpesh të përjetonim ngjarje të tilla si ndeshja e Egnatrias në “Elbasan Arena”, të enjten në mbrëmje. Gjithçka e përgatitur dhe e studiuar deri në detaje. Mobilizim maksimal, entuziazën i natyrshëm, besim pozitiv dhe drejtim teknik i përkryer përballë një kundërshtari shumë të fortë, me një buxhet mbi 10 milionë euro.
Kf Egnatia nën vëzhgimin e presidentit Demrozi,drejtorit Klejdi Zenalajt por edhe mister Edlir Tetovës, në kushte optimale u përgatit seriozisht.
Tashmë dihet se në ndeshjen e parë ndaj Ararat dhe shumicën e sfidës së kthimit, skuadra rrogozhinase u shfaq dominuese. Shënoni e para dje, por ja që fati nuk deshi. Një skuadër e cila u braktis vërtet nga fati, por edhe problematika të karakterit fizik. Pra, në momente të caktuara, ndikuar patjetër edhe nga vapa e madhe, u shfaq pak e lodhur. Për pasojë derivuan edhe probleme të mospërqendrimit, koordinimit e kohezionit, sidomos në mbrojtje përtej kçmbuljes dhe këshillave të pafundme të Tetovës.
Ndohsta goli i parë shumë shpejt i dha një vetëbesim të tepruar skuadrës rrogozhinase, e cila mendoi se u krye kualifikimi dhe përse vazhdoi të zhvillobte lojën e saj. Kalimi gjithmonë në avantazh, po ashtu ndoshta ndikoi në njëfarë euforie të lehtë te lojtarët e Tetovës. Armenët luajtën më mirë vetëm në pjesën e dytë dhe me hope në kohën shtesë prej 30 minutash. Patjetër, sikurse u provua, bënë diferencën edhe nga pika e bardhë, prej nga nuk i dhanë asnjë shans portierit Sherri. Egnatia, megjithatë tregoi personalitet, qarkulloi topin, por pati oshilacione në mbrojtje. Është vërtet shumë të shënosh 4 gola në një ndeshje të Kupave të Europës, por bëhet e pafalshme të pësosh po kaq gola në fushën tënde. Duhet pranuar se kundërshtari ishte shumë më lart se në ndeshjen e parë në Armeni, ndoshta ky fakt bën që disa specialistë të thonë se Egnatia u paraqit më dobët. Varet cilën gjysmë bosh të gotës shikon e shikojnë… Trajneri Tetova e nisi ndeshjen e kthimit me tri ndryshime në formacionin startues, të cilat sollën ndonjë rezulta të mirë në filkim të ndeshjes, por pastaj u ubeh kjo epërsi. Priteshin më shumë nga këto tri ndryshime, për t’i dhënë skuadrës valenca më sulmuese, por edhe siguri në mbrojtje.
Eliminimi ishte i dhimbshëm, kuptohet, por nuk është fundi i botës. Egnatia hyn në historinë e Kupave të Europës me dy barazime, pra pa u mundur në fushën e blertë (përjashto ruletën e penalltive). Nuk po themi ndeshje dinjitoze, u largua me kokën lart etj., por në përballjen e parë historike në Kupat e Europës, skuadra rrogozhinase u shfaq bindëse. Barazimi i ndeshjes së parë ishte totalisht i pamerituar, sepse me rastet e krijuara Egnatia duhej të kishte shënuar së paku tre gola. Në kthim ishte rregullisht në avantazh, por fati nuk qe me të. Kjo Egnatia të ngroh për vazhdimësinë. Meritë e përkushtimit, si të jetë familja e tij biologjike, e presidentit Agim Demrozi. Një familje ku punohet me seriozitet, ku të gjithëve iu jepet shansi dhe meritat, ku ka rregull e disiplinë.
Egnatia humbi një betejë, mori një eliminim ndoshta më të pamerituarin, por e ka luftën përpara. Nuk ka vend për asnjë dekurajim, sepse futbolli është i tillë. Nuk fiton gjithmonë më i miri, ka edhe humbje të pamerituara. Egnatia është gati për sezonin e ri. Natyrisht, paraqitja europiane do të kërkojë analizë të thelluar deri në detaje. Trajneri Tetova me stafin teknik dhe presidentin duhet të evidentojnë faktorët apo elementët që nuk shkuan si duhet në përfaqësimin europian, që të korigjohen dhe riparohen në vazhdim.
Egnatia ka një grup cilësor dhe të bollshëm lojtarësh, mes të cilëve po luajnë më të mirët, por edhe të rinh sidomos në rolet ku mund të japin maksimumin. Punohet për sot dhe të ardhmen, sepse i tillë është vizioni i presidentit Demrozi. Është momenti për të menduar seriozisht si për prurjet e tjera të mundshme në merkato, apo edhe largimet. Natyrisht, duhen peshuar me kujdes edhe ofertat për lojtarë të spikatur, që mund të sjellin miliona në arkat e klubit.
Në këtë debutim historik në Kupat e Europës, skuadra rrogozhinase largohet me dy barazime, me një eliminim të pamerituar, me një përvojë të vlefshme të krijuar tashmë. Në futbollin shqiptar, pa diskutim që Egnatia do të mbetet “violinë e parë”, me synim trofetë e mundshëm. Pas Kupës së Shqipërisë, sytë janë nga titulli kampion.
Stafi, lojtarët presidenca gati për sfidën e radhës europiane.
Vai Kf Egnatia Europa non e lontana.
Prof. Dr. Xhevdet Zekaj