Sunday, November 24, 2024

(Video) Dorjan Tafa, trajnim pranë Federatës Italiane të Volejbollit. Trajneri shkodran vlerëson leksionet e marra nga kombëtarja italiane për t’i vënë në shërbim të volejbollit të femrave në Shkodër

Lexo

Trajneri i Vllaznisë në Volejboll për femra, Dorjan Tafa, ishte pjesë e trajnimit pranë ekipit kombëtar italian të femrave. Një iniciativë kjo e Federatës Shqiptare të Volejbollit, e cila përcaktoi tre trajnerë të volejbollit shqiptar: shkodranin Dorjan Tafa, si dhe Ilir Thanasi dhe Gracian Shehu, të ndiqnin leksionet përkatëse në një afat dhjetëditor pranë kombëtares italiane në Centro Pavesi në Milano të Italisë.

Pas kthimit nga Italia, trajneri i Vllaznisë, Dorjan Tafa, teksa flet për trajnimin e kryer në Itali vlerëson kontributin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, e cila në bashkëpunim me atë italiane, mundësoi pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim.

Në vijim trajneri Tafa, bën të ditur se përvoja e marrë pranë kombëtares italiane të volejbollit femra do të jetë e tëra në shërbim të ekipit të Vllaznisë për një trajnim më të specializuar në proçesin stërvitor.

Sa i përket sezonit të ri sportiv, trajneri Tafa konfirmoi se Vllaznia e volejbollit të femrave do të vijojë bashkëpunimin me presidentin e shoqatës së volejbollit femra Vllaznia, Florian Zekja, i cili gjatë sezonit të kaluar është treguar shumë korrekt me skuadrën shkodrane.

(Video) Intervisten e plotë me trajnerin e Vllaznisë në Volejboll femra, Dorjan Tafa, mund ta ndini në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img