Sunday, November 24, 2024

(Analizë)-Vllaznia e dy ndeshjeve të Conference League, në syrin e Gleart Golemit, trajnerit dhe vidioanalistit shkodran në Gjermani

Lexo

Gleart Golemi, është një ish futbollist shkodran i Akademisë së Futbollit Vllaznia, i cili la shumë heret qytetine  tij të lindjes për t’u  sistemuar në Gjermani, aty ku studiuoi në Universitetin më të madh sportiv të Gjermanisë, ndërkohë që më pas, edhe pse në moshë të re, vetëm 21 vjeçare, falë vlerave të shfaqura gjatë bashkëpunimit me profesorët e tij gjermanë të futbollit, mori dy detyra shumë të rëndësishme në  klubin Bayer Leverkusen, atë të trajnerit dhe vidioanalist.

Edhe pse në Gjermani, Glearti i ka ndjekur përmes ekranit të televizorit dy ndeshjet e Vllaznisë në turin e parë të Conferencë League.  Jo vetëm si tifoz i Vllaznisë, skuadrës së zemrës, por edhe në cilësinë e një specialisti të mirëfilltë të futbollit, Glearti analizon përfaqësimin e Vllaznisë në kompeticionin e Conference League, ku pas dy ndeshjeve, skuadra kuqeblu largohet nga gara e eleminuar.

Ndeshja e parë në Belfast, Linfield-Vllaznia 3-1

Persa i perket ndeshjes se pare ne Irlanden e Veriut, pame nje Vllazni qe vendosi ta prese kundershtarin prapa. Shume mund ta kene quajtur si strategji te gabume, por jo domosdoshmerisht asht e tille. Problemi i Vllaznise nuk qendroj sepse e priti ekipin kundershtar, por sepse ne qasjen e saj defensive (mbrojtese) ishte shume pasive dhe pa agresivitet. Gje qe i lejonte lojtareve te Linfield te qarkullonin topin dhe te vinin deri tek zona e Vllaznise pa shqetesime. Nje gje tjeter qe na shkaktoj shume probleme, sidomos ne pjesen e pare, ishte vendosja me e gjere se duhet e Males dhe Cobes si dy lojtare krahu. Hapesira mes tyre dhe 2 qendermesfushoreve Alivoda&Boshnjaku ishte shpeshhere e konsiderushme, gje qe u shfrytezu nga kundershtari duke na ca linjen e mesfushes dhe duke u gjend jo rralle here para mbrojtjes tone.

Njekohesisht ekipi kishte probleme edhe ne momentin kur mbronte thelle ne zone, pra brenda 16-shes. Ardhja e lojtareve te Linfield nga plani i dyte brenda zones se  rreptesise na shkaktoj probleme. Ekipi jone mbronte me teper me markim zonal, ku ne fakt sa me afer zones te jete kundershtari, aq me afer duhet ti qendrosh dhe aq me shume duhet te markosh 1 per 1.

Gjithashtu esht per tu vene re problemet qe ka e gjithe linja jone e mbrojtjes qe nga mbrojtesat e krahut ashtu edhe te qendres ne duelet 1vs1. Dhe kjo vjen jo per shkak te mungeses se forces apo shpejtesise se lojtareve por per shkak te pozicionimit dhe vendosjes se trupit ne menyre te gabuar.

Nga ana tjeter, ne aspektin offensiv nuk kishte asgje per te pare.

Ndeshja e dytë në Shkodër, Vllaznia-Linfield 1-0

Persa i perket ndeshjes se dyte ne Shkoder, ne radhe te pare dua ti pergezoj djemte per lojen qe bene, karakterin qe treguan dhe shpirtin e gares. U luftua dhe u fitua deri ne moment te fundit cdo top i mundshem. Per mua lojtaret, me deshiren dhe vendosmerine e tyre e dominuan kundershtarin, por fatkeqsisht perseri nuk pashe ndonje strategji apo ide sesi Vllaznia deshironte te shkonte te goli apo te krijonte aksionet e saj.

Dhe ketu problemi nuk qendron te lojtaret. Aksionet per gol erdhen si aftesi individuale e lojtareve tone dhe perseri 90% e tyre ishin sporadike. Ne futboll zemra dhe shpirti gares jane 2 aspektet kryesore per te fitu nje ndeshje futbolli. Por per te ecur ne rrugen e duhun, per te pasur vazhdimesi, duhet te kesh ide, manovra dhe koncepte te qarta offensive. Dhe Vllaznise fatkeqesisht kjo gje i ka munguar edhe me perpara e vazhdon ti mungoj edhe sot.

Ekipi i Linfield i ngjante nje ekipi amator- shume i gjere dhe gjithashtu linja e mbrojtjes kishte shume probleme te topat pas shpine, sidomos mbrojtesi i majte, aty ku luante edhe Coba. Mendoj se duke pare pikat e dobeta te kundershtarit, Coba dhe Gruda duhej te shfrytezoheshin me shume me topat pas shpine, me Balen i cili mund te krijonte hapesire per vertikalizimet e te dyve.

Mendoj qe kjo gje u pa vetem 1 here gjate ndeshjes me 1 top te gjate pas shpine te Boshnjakut. Eshte realisht per te ardhur keq qe nuk arritem te kualifikoheshim duke pas parasysh nivelin e ulet te kundershtarit. Por duhet permendur qe na penalizoj edhe arbitri. Gjithsesi si djal shkodran, ekipit dhe stafit te Vllaznise i uroj me te  mirat per sezonin ne vijim.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img