Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, eliminimin e tre skuadrave shqiptare nga Europa.
Sipas tij, Vllaznisë i mungoi fati në sfidën e kthimit, ndërsa shtoi se trajneri i Partizanit ka përgjegjësi, sepse disa lojtarë nuk dhanë maksimumin.
“Egnatia dhe Vllaznia nuk na dhanë kënaqësinë për tu gëzuar për fitoren. Gjynah i madh që nuk u kualifikua Partizani, pëtr atë që dha në dy ndeshje. Vllaznisë i mungoi fati në ndeshjen e kthimit.
Trajneri Zekiç nuk përjashtohet nga përgjegjesia. Trajneri i Bates zgjodhi rrugën për të shkuar te kualifikimi. Kur filluam presionin në ato 5 minuta në fund, mund të duhej Mba. Përgjegjësia bie te trajneri Zekiç, sepse disa lojtarë të Partizanit nuk dhanë maksimumin.”, deklaroi Starova.