Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në “Skaner” në MCN TV, foli për eliminimin e skuadrave shqiptare në Europë.
Sipas tij, Vllaznia dhe Egnatia e pësuan nga përvoja, ndërsa shtoi për rrogozhinasit se problemi ishte mbrojtja.
Sa i përket Tiranës dhe kualifikimit ndaj Dinamo Batumi, Tahiri deklaroi se diferencën e bëri mesfusha.
“Vllaznia dhe Egnatia u eliminuan më shumë për anën e përvojës. Egnatia e pësoi për shkak të mbrojtjes. Vllaznia luajti futboll e mbajti kundërshtarin në presion për 90 minuta. I kishte mundësitë edhe për gol tjetër, por duhet edhe fat. Me të tilla ekipe, duhet të futesh fort që në ndeshjen e parë.
Për të ardhur keq për eliminimin. Njëjtë edhe për Partizanin ndaj Bates. Tirana, për të cilën thamë se e ka shumë të vështirë, ia doli. Diferencën e bënë lojtarët e mesfushës.”, tha Tahiri.