Friday, October 18, 2024

Sindrit Guri e mbyll me Turqinë. Interes nga Superiorja e Shqipërisë, por shkodrani parapëlqen të vazhdojë karrieren jashtë vendit!

Lexo

Sindrit Guri, futbollisti shkodran që pas shkëlqimit me Vllazninë provoi një karrierë të suksesshme edhe me skuadrat e tjera të kampionatit shqiptar, për të vijuar më pas edhe në Europë, së fundmi ishte pjesë kampionatit të Superligës turke Istanbulspor.

Marrëveshja mes shtatlartit 29 vjeçar Guri dhe klubit turk Istanbulspor  ku ai luajti 11 ndeshje është mbyllur me shtrëngimin e duarve mes njëri-tjetrit, dhe tashmë Guri po shikon mundësinë për vazhdimin e karrieres në një skuadër tjetër.

Postimi i Gurit në rrjetet sociale për largimin nga Istanbulspor: “Faleminderit dhe paçi fat”, bënte të qartë se rrugët mes tyre tashmë po ndaheshin!. Një postim që ka marrë vemendjen e disa skuadrave që preferojnë shërbimet e tij. Nga sa mësohet, mes tyre, janë edhe skuadra të Superiores së futbollit shqiptar që dëshirojnë ta kenë të tyrin, por burimet pranë vetë futbollistit bëjnë të ditur, se Guri dhe menaxheri i tij po shikojnë mundësinë të zgjedhin një ekip nga ofertat që i kanë mbërritur për kampionatet europiane.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img