Saturday, May 18, 2024

Vllaznia-FK Otrant Olimpik, miqësorja e radhës për kuqeblutë. Të martën e 1 gushtit, ora 19:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kuqeblutë vijojnë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, starti i të cilit është me 19 gusht. Pas fazës përgatitore zhvilluar në Bosnje-Hercegovinë, si dhe pjesëmarrjes në dy ndeshjet e turit të parë të Conference League, periudha e tanishme është në shërbim të kolaudimit për kampionatin e Superiores.

Ashtu siç u deklarua më herët nga drejtuesit e klubit, kjo periudhë do të shoqërohet edhe me ndeshje miqësore që do të jenë teste për të fiksuar emrat që tekniku Memelli do të hedhë në fushë për ndeshjet zyrtare.

E para, ishte miqësorja me Laçin, e cila u mbyll me rezultatin 2 me 3 në favor të kurbinasve, ndeshje kjo e luajtur të mërkurën e kaluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ndërkohë, drejtuesit kanë zyrtarizuar edhe miqësoren e dytë, e cila do të luhet po në “Loro Boriçi”, të martën e ardhshme duke filluar nga ora 19:00. Këtë radhë, kundërshtari i Vllaznisë është Otrant Olimpik, skuadra e Ulqinit që luan në kampionatin malazez të kategorisë së dytë.

Krahas të tjerave, miqësorja e mesjavës me Laçin kishte si qëllim testimin e elementëve të stolit, por edhe të futbollistit turk Burak Enes Yikici si dhe Dritmir Becit, i cili është në javën e dytë përgatitore në gjirin e Vllaznisë për llogari të repartit të prapavijës.

Nga sa bëhet e ditur, për turkun Yikici, një futbollist që luan në rolin e mesfushorit, testimi i të cilit erdhi si rezultat i bashkëpunimit që klubi Vllaznia ka nisur më herët me klubin turk Antalyaspor, duket se përformanca e tij në miqësoren me Laçin nuk ka bindur shumë. Ndaj, burimet pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se se stafi teknik ka vendosur që mesfushori turk të mos vazhdojë më testimin në Shkodër. Gjithesesi, saktësisht do të vërehet të martën, nëse Yikici do të jetë në kontigjentin e kuqebluve, apo jo.

Por, nga ana tjetër, miqësorja e martës së ardhshme ndaj ulqinakëve të Otrant Olimpik, ka edhe enigma të tjera për të zgjidhur, njëra prej të cilave është edhe problematika e dëmtimit të kapitenit Ersin Hakaj, mungesa e të cilit ka shqetësuar jo pak trajnerin Memelli. Zëvendësimin  Hakajt, Memelli e konsideron problematike me kontigjentin që ka në dispozicion, ndaj pas miqësoren me Laçin njëshi i pankinës kuqeblu nuk nguroi të shprehë hapur kërkesën e hapjes së merkatos kuqeblu në kërkim të një mbrojtësi të majtë, ku emri më i lakuar është lezhjani i Laçit, Rudolf Turgaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img