Friday, November 22, 2024

Shqipëria nënkampione Europe në basketboll të reja. Bokrina, Musaja, Hyka, Maçaj dhe trajnerja Mustafa të Vllaznisë pjesë e kombëtares. Bokrina në 5-shen më të mirë të Europianit

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për të reja ka bërë një përfaqësim shumë të mirë në finalet e Kampionatit Europian, ndeshjet e të cilit u zhvilluan për pesë ditë me radhë në pallatin e sportit, “Dhimitraq Goga” të Durrësit.

Në përbërjen e skuadrës tonë përfaqësuese, bënin pjesë katër basketbolliste shkodrane: Anisa Bokrina, Anisa Musaja, Melida Hyka dhe Sara Maçaj, dhe së bashku me to edhe trajnerja shkodrane Medina Mustafa duke qënë në rolin e zëvendëstrajneres së kombëtareës përkrah koleges së saj të parë Elona Hasanaj. Pas një pune të palodhur, përgjatë dy muajve të fundit në grumbullim dhe me stërvitjeje intensive, kombëtarja e jonë arriti të marrë një rezultat pozitiv. Vajzat e talentuara kuqezi kanë arritur të fitojnë njëra pas tjetrës katër ndeshje.

Ballafaqimi i parë ishte ndaj kombëtares së Kosovës, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 63-45. Në ndeshjen e dytë kombëtarja e jonë u përball me kombëtaren e Moldavisë duke e sfiduar në të gjitha drejtimet, ku shifrat flasin vete 82-44 për Shqipërinë. Fitorja e tretë e basketbollisteve kuqezi regjistrohet nga Armenisë me rezultatin 62-53, për të vijuar me një tjetër fitore të rëndësishme, e katërta radhazi, këtë herë ndaj Andorres në gjysëmfinale me rezultatin 67- 53.

Në vijim basketbollistet tona kuqezi luajnë takimin final me ekipin e Maltës. Një finale kjo e shumëpritur e Kampionatit Europian, ku megjithë përpjekjet maksimale, ekipi ynë nuk ia arriti qëllimit të dalë fitues duke humbur me rezultatin 56 – 47.

Në këtë mënyrë, Shqipëria është e dyta dhe nënkampione e Europës në basketboll për të reja, ndërkohë që bazuar në pikët dhe rendimentin në fushën e lojës, basketbollistja shkodrane Anisa Bokrina së bashku me Brikena Mucenjin u vlerësuan në pesëshen më të mirë të Europianit.

Por, në të njëjtën kohë, krahas Anisa Bokrinës, një paraqitje mjaft të mirë bënë edhe tre koleget e saj të ekipit Vllaznia, Anisa Musaja, Melida Hyka, Sara Maçaj, duke mos harruar edhe kontributin e trajneres shkodrane, Medina Mustafa në rolin e zëvendestrajneres së kombëtares U-18.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img