Është minuta e 79-të e ndeshjes, miqësore, Partizani-Roma. Si rezultat i një dëmtimi në fushën e lojës, shkodrani i Partizanit, Mrçelino Preka nuk mund të vazhdojë më lojën. Partizani i ka konsomuar të gjitha ndërrimet në stolin e tij.
Pas disa minutash kaosi, teksa Partizani kërkonte të fuste përsëri Bilalin në fushë për të zëvendësuar Preken, po edhe pse është miqësore, gjyqtarët e lejojnë këtë veprim duke e detyruar Partizanin të vijojë lojën me 10-të lojtarë në fushë.
Situatën e ndjek me vemendje nga stoli trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, i cili ngrihet dhe kërkon lojtarin e tij Auar të largohet nga fusha e lojës. Futbollisti Italian shikohet qartazi që është i befasuar nga ky vendim, por më pas Morinjo e sqaron. Në këtë mënyrë, loja vazhdon e barabartë me numër të njëjtë futbollistësh, 10 me 10.
Gjesti i Murinjos është parë live nga tifozët e pranishëm në “Air Albania”, si dhe mijra të tjerë përmes ekranit të televizorit duke i lënë të gjithë të mahnitur me vendimin e marrë. Morinjo mbetet Morinjo!