Specialisti i futbollit Sulejman Starova, njëherazi edhe një ish i të kuqve, shprehet i kënaqur për kualifikimin e Partizanit, por ndërkohë ka kritika për rastet e krijuara nga skuadra kundërshtare në portën e të kuqve.
“Zekiç është kritik në intervistat e fundit, sigurisht është dhe i kënaqur, por kërkon më të mirën. Kundërshtarët tani janë më cilësore. Partizani u nis nga takimi i dyti, ku ishte inekzistente.
Partizani nuk arriti ta shqetësojë kundërshtarin, por vuajti shumë, më rezultoi zgjidhje pozitive ajo me 3 në qendër. Vuajti Partizani në mbrojtje me 4. Janë të pafalshme 6 rastet e krijuara nga kundërshtari në 10 minuta. Rezultati është i mirë, të metat që u shfaqën në pjesën e dytë, duhet t’i përmirësojë. Tani ka një kundërshtarë shumë herë më të mirë. Këtë bluzën do e vesh deri në grupe, nuk e ndaj”, u shpreh ndër të tjera në komentin e Skaner-MCN TV, analisti i futbollit Sulejman Starova.