Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia, gjen sponsor të ri. SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor general i kuqebluve

Lexo

Prej disa ditësh. KF Vllaznia ishte në dilemë për të vendosur bashkëpunimin me sponsorin e ri. Sezonin e kaluar, një bashkëpunim i tillë ishte me “Hospital ONE”, spitalin e ri bashkëkohor që pritet të nisë nga puna në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që për sezonin e futbollistik, 2023-2024, një bashkëpunim i tillë do të vijojë të jetë me SIGAL UNIQA Group Austria.

Njoftimin në fjalë e ka bërë të ditur zyrtarisht faqja zyrtare e KF Vllaznia, përmes njoftimit përkatës:

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit me kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania me aktivitet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe prezente në treg që prej vitit 1999, do të jetë sponsor gjeneral i Vllaznisë për sezonin futbollistik 2023-2024.

Ne jemi shumë krenar për këtë bashkëpunim duke qenë të sigurtë se, me mbështetjen e “SIGAL UNIQA”, do të ecim drejt suksesit.

Duke nisur nga ndeshja e javës së parë të “Abissnet Superiore”, kundër Kukësit, Vllaznia do të zbresë në fushën e lojës me uniformat e reja që mbartin logon “SIGAL UNIQA”.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img