Ervin Alushi, trajneri pasionant i futbollit, themeluesi dhe drejtuesi i KF Bashkimi, spikat për iniciativat e tij të aspektit organizativ. Pasi krijoi me forcat e veta personale klubin Bashkimi, kontigjent i të cilit janë fëmijët kryesisht fëmijtë e fshatit Bardhaj në periferi të qytetit të Shkodrës, krahas përfaqësimit me dinjitet në kampionatet rajonale të futbollit, për vazhdimësinë e klubit të tij ka aritur të sigurojë përfshirjen në stafin e KF Bashkimit edhe një trajner italian.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport”, trajneri Alushi, thotë:” Ai quhet Mister Antonio Pace dhe ka nje eksperience ne Itali si trajner portjerash! Tek ekipi jone ai do te jete gjithe kete sezon dhe do te na ndihmoj shume ne te ardhmen, si ne pergatitjen e portierve te vegjel, ashtu edhe ne pjeset e tjera! Ekipi jone eshte shume i kenaqur me kete aftim te trajnerit nga Italia qe eshte edhe nje risi per vendin tone ne grupet e moshave. Dhe e falenderojme shume Mister Antonio Pace per kete mundesi! Shpresojme te bejme gjera te medha se bashku!”