Tuesday, November 26, 2024

Mesfushori Ardit Krymi, në dyshim për sfidën hapëse të kampionatit, Vllaznia-Kukësi. Pas dëmtimit në stërvitjen e djeshme, sot pritet vendimi përfundimtar i stafit teknik, nëse do të jetë në dispozicion të teknikut Memelli për nesër

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë luajnë nesër sfidën e parë hapëse të kampionatit të Abissnet Superiore përballë Kukësit. Kalendari e ka përcaktuar që kjo ndeshje të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:00.

Në pritje të këtij dueli, Vllaznia ka edhe një seancë stërvitore në dispozicion, të cilën pritet zhvillojë sot në fushën e “Loro Boriçit”. Përgjithësisht, tekniku Memelli e ka pasur të përcaktuar njëmbëdhjetëshin e parë për ta nisur ndeshjen ndaj Kukësit, mes të cilëve ka qënë edhe Ardit Krymi në pozicionin e mesfushës.

Por, një dëmtim gjatë seancës tërvitore të ditës së djeshme, i ardhur nga një tërheqje muskulare, ka vënë në rrezik serioz pamundësinë e aktivizimit në ndeshjen e nesërme përballë Kukësit.

Në fakt, pas diagnostikimit të menjëhershëm, stafi mjekësor është shprehur për pamundësinë e të luajtur për Krymin ditën e nesërme. Megjithatë, nga të njëjtat burime mësohet se pjesëtarët e stafit mjekësor, të cilët po e ndjekin me përparësi situatën e Krymit, janë shprehur se do të presin deri në orët e pasdites së sotme, ku duke parë gjendjen reale të Krymit do të vendosin përfundimisht.

Duke i shtuar edhe mungesën e Hakajt, i cili pritget që të mos jetë në fushë nga minuta e parë, nëse edhe Krymi nuk është për lojë, atëherë  për teknikun Memelli nuk ka shumë qetësi në përzgjedhjen e zëvendësuesve të tyre.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img