Saturday, November 23, 2024

Merkato-Tjetër goditje e Vllaznisë. Kuqeblutë prezantojë një tjetër blerje, rikthejnë në shtëpi mbrojtësin shkodran Dritmir Beci

Lexo

Për KF Vllaznia, dita e sotme, ka regjistruar dy goditje të njëpasnjëshme në merkato. Pas sulmuesit Brazilian Bruno Gomes i prezantuar që në orët e para të mëngjesit nga drejtori sportiv, Elvis Plori, kuqeblutë bëjnë të ditur një tjetër goditje.

Ajo i përket repartit të mbrojtjes dhe bëhet fjalë për futbollistin shkodran, Dritmir Beci. Futbollisti në fjalë në fakt stërvitet pret shumë ditësh në gjirin e kuqebluve, por vetëm sot klubi Vllaznia ka zyrtarizuar emrin e tij në listën e federimeve të KF Vllaznia.

Për stafin teknik të Vllaznisë, Beci nuk është një emër i pamjohur, pasi drejtori Plori ka punuar më herët në ekipet e kategorisë së parë, aty ku ai ka drejtuar, ndërkohë që edhe tekniku Memelli e ka pasur sezonin e kaluar tek Skënderbeu i kategorisë së parë.

Ndaj, duke ia njohur mirë vlerat e tij, dyshja Plori-Memelli kanë vendosur që pas një karriere të gjatë me skuadrat e kampionatit të kategorisë së parë, Dritmar Beci të rikthehet në Shkodër, duke riveshur fanelen e Vllaznisë, prej së cilës ka dalë në ekipet zinxhir kuqeblu.

Në këtë mënyrë, rivaliteti për një vend në formacion për repartin e prapavijës shtohet akoma më shumë, gjë që i jep më shumë alternativa teknikut Memelli për ndërtimin e formacionit të parë.

“Dritmir Beci rikthehet në shtëpi. Mbrojtësi shkodran pas disa sezonesh të suksesshme në ekipe të ndryshme, së fundi tek Skënderbeu, tani do të jetë pjesë e Vllaznisë. 27 vjeçari ka firmosur për një sezon me kuqeblutë, me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër.

Mirë se erdhe Dritmir Beci!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img