Monday, November 25, 2024

Boks Profesionist-Nelson Hysa sfidon argjentinasin Maximiliano Soza. Më 9 shtator, në Turneun Ndërkombëtar Ostermann Arena Leverkusen të Gjermanisë

Lexo

Dhjetë ndeshje, dhjetë fitore ka regjistruar boksieri shkodran, Nelson Hysa në disiplinën e boksit profesionist. E fundit ishte ajo në Turneun Ndërkombëtar të boksit profesionist „Night of the Champions” zhvilluar në Tetovë të Maqedonisë së Veriut ku mundi rivalin e tij nga Argjentina, Marcos Antonio Aumada.

Dueli i radhës në ringun profesionist për 38 vjeçarin shkodran është ai që do të zhvillohet në në Turneun Ndërkombëtar  Ostermann Arena Leverkusen të Germanisë.

Sipas njoftimit përkatës të organizatorëve, turneu në fjalë do të jetë i një niveli të lartë, dhe boksimi i shkodranit Hysa, konsiderohet si ndeshja kryesore e krejt turneut, ku për here të parë, një peshe e rëndë Shqiptare lufton për një titull WBC.

Kundërshtari i Hysës për këtë ndeshje do të jetë argjentinasi, Maximiliano Sosa, me bilancin 13 fitore dhe 2 humbje, i cioli në Argjentinë konsiderohet një nga boksierët më të mirë të klasit të lartë. Një boksier që ka boksuar 2 kampiona bote në profesionizem ku duke pasur përballë një rival të denjë si Nelson Hysa, pritet që kjo ndeshje të jetë ndër më të bukurat e krejt turneut.

Ndryshe nga turnetë e mëparshëm, ku kanë boksuar deri në 3-4 boksierë shqiptarë, ky i kësaj radhe do të ketë vetem shkodran Nelson Hysa, i cili kërkon fiton e 11-të radhazi në boksin profesionist.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img