Saturday, July 27, 2024

Champions League-Galatasaray, Braga dhe Young Boys, kualifikohen në fazën e grupeve

Lexo

Tri skuadra kanë arritur të sigurojnë mbrëmjen e sotme biletën për në fazën e grupeve të Champions

Janë luajtur mbrëmjen e sotme tri ndeshjet e kthimit të fazës së play off të Champions League ku janë mësuar dhe tri skuadrat që do të vazhdojnë më tej rrugën në këtë kompeticion, pikërisht në fazën e grupeve.

Është kualifikuar Galatasaray, që pas fitores në transfertë ndaj Molde(3-2), arritën të triumfojnë dhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1 duke siguruar një vend në fazën e grupeve.

Young Boys e ka bërë gjithçka të lehtë në ndeshjen e kthimit përballë Maccabi Haifa duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. Një sfidë në pamje të parë e ekuilibruar, aq më tepër që ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 0-0, por që skuadra zvicerane ka arritur ti japë drejtimin e duhur.

Edhe Braga ka arritur të sigurojë një biletë për në fazën e grupeve duke fituar 1-0 në Greqi përballë Panathinaikos. Portugezët kishin fituar një javë më parë me rezultatin 2-1 dhe në këtë sfidë të sotme pritej një reagim i grekëve, por fusha e lojës ka folur edhe njëherë për Bragën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img