Në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, por në një farë mënyre, edhe vetë trajneri Migen Memelli në konferëncën e djeshme të shtypit për pragndeshjen, Erzeni-Vllaznia, janë shprehur që kuqeblutë janë në prjtje të ndonjë dhuratë të minutave të fundit në mbylljen e merkatos.
Por, afati i fundit i skadencës së merkatos, që ishte ora 24:00 e mbrëmjes të së enjtes e ka gjetur KF Vllaznia pa asnjë lëvizje të fundit në listën e federimeve online me sektorin e garave të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Që do të thotë se braziliani Bruno Gomes dhe shkodrani Dritmir Beci, që firmosën dy-tre ditë më parë, ishin futbollistët e fundit që iu shtuan listës së protokollit në federimet e KF Vllaznia për llogari të sezonit futbollistik 2023-2024.
Një listë kjo, që edhe sipas pjesëtarëve të stafit teknik të kuqebluve është e mjaftueshme për të përballuar me sukses sezonin në fjalë, pasi të gjitha repartet e formacionit të parë, kanë dubluesit e tyre në secilin pozicion.