Luhet sot në stadiumin “Loro Boiriçi” të Shkodrës dy ndeshjet e para eleminatore të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra, të vlefshme për grupin e 7-të.
Në ora 12:00 luhet ndeshja e parë, Valur e Islandës – Fomget e Turqisë, kurse në ora 18:00 Vllaznia do të presë kampionen e Kosovës, Hajvalinë.
Të shtunën luhet finalja për vendet 3-4, ndërkohë që dy fituesit e çifteve të para, do të ndeshen në finale për të përcaktuar skuadrën që kalon në raundin e 1/32 të finaleve.
Padiskutim që vemendjen më të madhe e ka marrë ndeshja e dytë, ajo që do të luhet në orën 18:00 me kampioneve të Shqipërisë dhe të Kosovës, Vllaznia-Hajvalia. Një sfidë kjo mes shqiptarisë, kur kemi parasysh se në formacionin kuqeblu të Vllaznisë luajnë një numër i madh futbollistesh nga Kosova.