Friday, May 3, 2024

Futboll Femra- Valur e Islandës – Fomget e Turqisë ora 12:00 dhe Vllaznia- Hajvalia e Kosovës ora 18:00. Sot në “Loro Boriçi”, dy ndeshjet e para eleminatore të Ligës së Kampioneve të Europës, grupi 7

Lexo

Luhet sot në stadiumin “Loro Boiriçi” të Shkodrës dy ndeshjet e para eleminatore të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra, të vlefshme për grupin e 7-të.

Në ora 12:00 luhet ndeshja e parë, Valur e Islandës – Fomget e Turqisë, kurse në ora 18:00 Vllaznia do të presë kampionen e Kosovës, Hajvalinë.

Të shtunën luhet finalja për vendet 3-4, ndërkohë që dy fituesit e çifteve të para, do të ndeshen në finale për të përcaktuar skuadrën që kalon në raundin e 1/32 të finaleve.

Padiskutim që vemendjen më të madhe e ka marrë ndeshja e dytë, ajo që do të luhet në orën 18:00 me kampioneve të Shqipërisë dhe të Kosovës, Vllaznia-Hajvalia. Një sfidë kjo mes shqiptarisë, kur kemi parasysh se në formacionin kuqeblu të Vllaznisë luajnë një numër i madh futbollistesh nga Kosova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img